TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2025, 19:45

“SPAK po vëzhgon krimet zgjedhore”, avokati: Mund të kemi edhe arrestime

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po vëzhgon krimet zgjedhore”, avokati: Mund të kemi

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Shkodër. Vizitë e cila u raportua se lidhej me hetimet për krimet zgjedhore.

Lidhur me këtë zhvillim, avokati Edmond Petraj, tha se SPAK po monitoron dhe vëzhgon. Ndërsa nënvizoi se ekziston mundësia që të kemi edhe të arrestuar.

“Kanë shkuar sepse i përket një situatë për krimin zgjedhor dhe kanë dashur të monitorojnë situatën nga afër. Nuk është rastësi, ka nisur direkt hetimi për personazhe që ndoshta mund të kemi një denoncim apo kallëzim. Ekziston mundësia që mund të kemi edhe të arrestuar. Vajtja e tij me shpejtësi sot, dhe me përforcime, dhe mendoj që diçka do ndodhë sa i përket krimit zgjedhor”, tha mes të tjerash avokati Petraj në një intervistë për ABC News.

Lini një Përgjigje