Aida Hajnaj ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranë, me këtë të fundit që ka caktuar ditën e martë si seancë të parë.
Ajo kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin sipas asaj që raporton gazetarja Anila Hoxha.
Ajo kërkon të kthehet si zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.
Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh.
Dje në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtues të lartë të DPPSH u mblodhën për të diskutuar për strukturën e re drejtuese. Ky diskutim u zhvillua pa praninë e mediave dhe struktura e re nuk u bë publike.
Struktura e re do të përbëhet nga 6 departamente kryesore. Departamenti i Policisë Kriminale, kufirit, marrëdhënieve ndërkombëtare, rendi dhe siguria, shërbimet mbështetëse dhe IT.
Të 6 departamentet përbehen nga disa drejtori, siç është edhe përbërja e strukturës aktuale. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta mëson se me strukturën e re bie në sy një fuqizim i departamentit të Policisë kriminale duke dobësuar departamentet e tjera dhe duke i dhënë më shumë atribute Kriminales. Ky departament do të përbëhet nga 7 drejtori dhe do të emërtohet "Departamenti për Hetimin e Krimit të organizuar dhe Krimet e Rënda".
Drejtoritë që do të përbëjnë këtë departament:
1-Drejtoria për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve
2-Drejtoria për Hetimin e krimeve ekonomike dhe Financiare
3-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda
4-Drejtoria e forcës së posaçme operacionale
5-Drejtoria e emergjencës dhe arkivës kriminale
6-Drejtoria për hetimin e krimit kibernetik
7-Drejtoria e Europol
Lini një Përgjigje