
Juristi Kreshnik Spahiu është treguar kritik ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke thënë se ky i fundit po luan me disa porta.
I ftuar në emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin, Spahiu teksa i ka konsideruar ‘trushpëlarë” aktivistët në Kosovë theksoi se është vetë Kurti që krijoi konfliktin ushtarak, në mënyrë që të mos përballej me të vërtetën.
Ai shtoi gjithashtu se populli i Kosovës duhet të largojë Albin Kurtin nga qeveria, përndryshe veprimet e tij do të sjellin pasoja negative për Kosovën.
“Kurti tjetër gjë u thotë amerikanëve, tjetër gjë francezëve, tjetër gjë u thotë “trushpëlarëve” dhe aktivistëve në Kosovë. Ky luan me 5 porta. Tani që do vinte momenti i të vërtetës se çfarë ka nënshkruar me Vuçiç, krijoi konfliktin ushtarak”, tha Spahiu.