TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2025, 14:26

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep shqiptarët dhe Europën

Shkruar nga Pamfleti

Skemë piramidale me faqe false, identitete të rreme, qarkullim të paligjshëm kriptomonedhash dhe manipulim të viktimave në Telegram; provat që kërkojnë hetim penal urgjent nga Krimi Ekonomik 

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep

Në kohën kur institucionet shqiptare flenë, një rrjet kriminal me bazë në Tiranë po zhvillon një nga skemat më brutale të mashtrimit financiar në Europën Lindore. XUEX, TXEX dhe të tjera platforma-fantazmë po përthithin miliona euro përmes mashtrimeve të stilit piramidal, duke përdorur kriptovaluta si fasadë dhe shqiptarët si viktima të drejtpërdrejta.

Bullgaria e ka vendosur xuex.top në portën zyrtare të cyber-crime, duke konsideruar platformën si investim-mashtrim. Ky fakt konfirmon se modeli me Ripple të drejtpërdrejte, grupe Telegram dhe faqe false me qendra të organizuara në Tiranë, nuk është vetëm një objektiv i hetimeve tona

Ky nuk është mashtrim i zakonshëm virtual. Kjo është një organizatë e mirëstrukturuar me qelizë operative në Tiranë, që shfrytëzon çdo hall, çdo iluzion dhe çdo dobësi njerëzore për të rrjepur qytetarët.

Në qendër të kësaj skeme qëndrojnë faqe interneti të sapo-hapura si xuexn.com, txex2.com dhe a-egig.vip, të cilat fshehin pronësinë përmes Cloudflare dhe operojnë pa asnjë licencë financiare nga asnjë institucion zyrtar. Platforma me zero transparencë, me dizajne të kopjuara nga mashtrime të mëparshme si LWEX dhe PCEX, të cilat tashmë janë mbyllur duke zhdukur miliona euro të shqiptarëve dhe europianëve.

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep

Në skenën publike shfaqen identitete fallco si “Anthony Leo Smith” dhe “Ellie”, individë që nuk ekzistojnë askund ligjërisht, me profile false që shiten si “ekspertë financiarë” me diploma nga Princeton, kur në fakt çdo komunikim bëhet në shqip, me përkthime qesharake nga AI.

Pamfleti disponon dhjetëra prova vizuale nga grupet kryesore në Telegram; “EG-82-Dorina Group”, “EG-19 Team”, “EG-Group Management”, ku individë konkretë shqiptarë, me emra si Dritan Cekrez dhe llogari të shumta fake, rekrutojnë viktima me premtime për fitime të garantuara, jetesë luksoze, madje edhe makina falas. Skema e manipulimit është perfekte: i detyrojnë viktimat të bëjnë foto me ushqim e celular, i mashtrojnë me pagesa simbolike “dreka të rimbursuara” dhe i fusin në një psikozë kolektive falë sistemit të famshëm “profesor Leo”.

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep 

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep

Në grupet Telegramit është ndërtuar një propagandë agresive kundër çdo informacioni kritik. Çdo media që guxon të flasë për këtë mashtrim, etiketohet “Fake News”. Çdo tentativë për tërheqje fondesh, zvarritet ose mohohet. Çdo viktimë që tenton të kuptojë të vërtetën, poshtërohet publikisht si “frikacak” ose “armik i suksesit”.

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep 

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep 

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep

Struktura financiare e kësaj skeme është model klasik pastrimi parash. Fondet mblidhen përmes TRC20 USDT, në adresa të personalizuara për çdo viktimë, qarkullojnë nëpër portofola të ndërmjetëm, dhe përfundojnë në tregtarë OTC shqiptarë që nuk raportojnë asgjë në sistemin bankar të Shqipërisë. Fitimet janë fallco, platformat bllokojnë tërheqjet kur viktima kërkon të largohet dhe çdo rimbursim është fiktiv për të joshur viktimat e radhës.

Ndërkohë, lista e viktimave zgjerohet çdo ditë. Në grupe publikohen listime me email, numra telefoni dhe shuma investimesh që shkojnë deri në 20 mijë dollarë për person, ndërsa administratorët mburren publikisht se “qëllimi është shtimi i anëtarëve të rinj”.

Tirana, qendra e krimit dixhital: Skema piramidale XUEX/TXEX që po rrjep

Pse Krimi Ekonomik lejon që një organizatë kriminale të veprojë hapur nga Tirana, të zhvasë qytetarë shqiptarë dhe të operojë një rrjet ndërkombëtar të pastrimit të parave me kriptovaluta?

Pamfleti ka dokumentuar çdo provë: komunikime, qarkullime parash, identitete të rreme, video manipulimi, mashtrime publike dhe reklama fallco. Këto janë prova që nuk kërkojnë analiza të komplikuara, por vetëm vullnet ligjor për të shkatërruar këtë rrjet dhe për të çmontuar krimin dixhital që po turpëron Shqipërinë në sytë e Europës.

Shqipëria nuk mund të kthehet në një lavatriçe të krimit financiar. Ky mashtrim nuk do të mbulohet me “darka falas” dhe “slogan fitimi” përballë shqiptarëve që po rrjepen në sy të botës.

xuex txex skema piramidale tirana krimi dixhital telegram

Lini një Përgjigje