TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2025, 13:47

“Ik shpejt se jemi policia”/ Si kushëriri i Renis Dobrës u shkëmbye me autorët e vrasjes, babai i 23-vjeçarit: Çfarë më tha nipi

Shkruar nga Pamfleti

“Ik shpejt se jemi policia”/ Si kushëriri i Renis Dobrës u

Babai i Renis Dobrës ka rrëfyer detaje në lidhje me natën kur ndodhi ngjarja që i mori jetën të birit.

Ai ka treguar se ka qenë nipi i tij që e ka marrë në telefon për t’i treguar se Renisin e kishte marrë policia, ndërsa vetëm pak minuta më parë ai është shkëmbyer me autorët, të cilët i kanë kërkuar të largohej pasi janë hequr si efektivë.

“Nipi më ka telefonuar në orën 22:03 minuta dhe më tha dajë ku je, shpejto se policia ka kapur Renin. Menjëherë dola dhe u nisa drejt Burrelit me nipin sepse mendova se ma ka kapur policia. Shkuam në komisariat. I pyeta nëse ma kishin kapur me makinë por më thanë që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Mora në telefon 129 dhe më thanë që do të më njoftonin ata. Nipi im është afruar para se të më merrte mua në telefon dhe i kanë thënë ‘ik shpejt se jemi policia’”, tha babai i 23-vjeçarit të vrarë në News24.

 

kushëriri i renis dobrës babai i 23-vjeçarit

Lini një Përgjigje