Aktualitet31 Korrik 2023, 11:35

U arrestua me urdhër të SPAK sëbashku me Pëllumb Gjokën, pezullohet nga detyra prokurori i Kukësit; mbyllte aferat e bandës Bajri

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua me urdhër të SPAK sëbashku me Pëllumb

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, i arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza” në të cilën u zbardhën 4 ngjarje kriminale.

Prokurorët e posaçëm kanë dyshime që ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita është gjetur në “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Baza e këtyre hetimeve janë një sërë komunikimesh të enkriptuara nga aplikacioni Sky dhe Encrochat te siguruara nga autoritetet franceze.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

Dy vendimet që u morën sot janë:

1. Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

2. Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Kujtojmë se Xhevahir Lita mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

Sjellim në vëmendje se një sërë komunikimesh në rrjete e enkriptuara si Sky dhe Enkrochat të zbardhura nga autoritetet e huaja dhe vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme çoi në zbardhjen e 4 ngjarjeve kriminale në Shkodër dhe Tiranë. 1 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe dy plane atentatesh për të cilat janë siguruar mjete për kryerjen e tyre, sipas SPAK janë kryer nga disa prej personave të arrestuar apo të shpallur në kërkim një ditë më parë, mes të cilëve biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Gjithashtu pas operacionit janë zbardhur rolet e “peshqve” që ranë në “rrjetën” e SPAK.

Mësohet se biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për krijimin e kushteve për vrasjen e Gjin Boriçit dhe kushteve për vrasjen e Klenth Musabelliut.

Këto kushte i krijoi bashkë me Dorian Dhullen, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Ai gjithashtu akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve pasi ka penguar prokurorin Xhevahir Lita për lirimin e Behar Bajrit.

Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasi ka marrë para për të liruar Behar Bajrin.

Ndërkohë, shoferi i Pëllumb Gjokës, Edmomd Preka, akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit dhe krijimin e kushteve për vrasjen e Kleanth Musabellit, pasi e gjurmonte dhe fotografonte. Ai akuzohet gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

Asmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Dorian Dhules, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit.

Ish-polici Ardit Hasanbega, ishte gjithashtu pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dhules dhe Ibrahim Liçit.

Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, pasi dyshohet se komunikoi me Pëllumb Gjokën, të cilit i ka dhënë direktiva për mbylljen e lokalit të lojërave të fatit të kryeqytet.

spak pellumb gjoka pezullim xhevahir lita afera banda bajri