
Avokati Armand Tragaj i cili u arrestua në Durrës pas megaoperacionit antidrogë të zhvilluar 2 ditë më parë në Shqipëri dhe në Itali, ka folur para GJKKO.
Ndaj tij u dha masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Ura’, me akuzën e ndikimit të paligjshëm në 4 raste. Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.
Ndërkohë ditën e sotme, Tragaj ka folur para Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar edhe shfuqizimin e kësaj mase. Kërkesa e tij u bë me argumentin se vijimi i masës së sigurisë do të rëndonte situatën e tij familjare.
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijën e vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, deklaroi ai para GJKKO-së.
Lini një Përgjigje