TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Maj 2023, 22:47

“U sulmuan nga bandat kriminale të Vuçiç-it”, Berisha dënon dhunën ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“U sulmuan nga bandat kriminale të Vuçiç-it”,

Ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë dhunuan dhe gazetarët dhe automjetet e mediave të ndryshme kosovare dhe shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ai dënoi gjestet e dhunës ndaj gazetarëve. Më tej Berisha tha se ata banditë kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre fizike por edhe lirinë e fjalës

Ish kryeministri theksoi se dënon me ashpërsi këto sulme, ku dhe i quajti  kriminale dhe të orkestruar nga Vuçiç dhe qeveria e tij.

Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit.

Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet kriminale të këtyre bandave kundër policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it. Përveç kësaj, filmimet e tyre bënë të mundur identifikimin në këto sulme, anëtarët e bandës famëkeqe të Belivukut, kriminelit të lidhur me Aleksandër Vuçiç, banda e të cilit vriste dhe bluante njerëz në brigjet e Danubit. Këta banditë kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinj dhe eksplozivë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet kriminale dhe banditeske nga banditë serb lokal dhe të ardhur nga Beogradi, ndaj gazetarëve dhe ekipeve të mediave në veri të Kosovës dhe ju bëjë thirrje policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it të garantojnë jetën dhe veprimtarinë e gazetarëve në veriun e Kosovës.

Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit. Ato u sulmuan, goditën dhe u keqtrajtuan sepse me raportimet dhe filmimet e tyre paraqitën sulmet”, shkruan Berisha.

vuçiç berisha dënon sulmin

Lini një Përgjigje