Aktualitet31 Maj 2023, 21:14

Kush po i vjedh fondet e BE? Brukseli jep alarmin, kërkon hetime për tjetërsim të milionave që vijnë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kush po i vjedh fondet e BE? Brukseli jep alarmin, kërkon hetime për

“Pamfleti” ka siguruar draftin e publikuar sot nga PE dhe i kërkohet prokurorisë shqiptare që të nisë hetimet për abuzime me fondet që jep Brukseli. Po ashtu thuhet se do të ketë angazhim të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian...

Bashkimi Europian ka dyshime se fondet që vijnë në vendin tonë vidhen apo tjetërsohen. Çdo vit BE jep miliona euro për projekte të ndryshme, mirëpo duket se jo të gjitha paratë shkojnë atje ku duhet, pasi zyrtarët dhe pushtetarët mbushin dhe xhepat e tyre.

Pak kohë më parë “Pamfleti” bëri me dije se OLAF dhe ambasada gjermane kishin bërë një padi në SPAK, por duket se situata është më e rëndë. Për herë të parë, në rezolutën që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi për Shqipërinë, përmendet abuzimi me fondet.

“Pamfleti” ka siguruar draftin e publikuar sot nga PE dhe i kërkohet prokurorisë shqiptare që të nisë hetimet për abuzime me fondet që jep Brukseli. Po ashtu thuhet se do të ketë angazhim të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian.

Parlamenti Europian u bën thirrje autoriteteve shqiptare të fokusohen në modernizimin e sistemit fiskal dhe administratës tatimore, duke përfshirë deklarimin e pasurisë, forcimin e kontrolleve kundër pastrimit të parave dhe ngritjen e një zyre të rikuperimit të pasurive;

Fton autoritetet të ndjekin penalisht rastet e mundshme të krimeve dhe abuzimet me fondet e BE-së, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë;

U bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin bashkëpunimin gjyqësor me BE-në në çështjet penale sipas marrëveshjeve të punës me EPPO-në (Zyra e Prokurorit Publik Evropian), në mënyrë që të lehtësojnë hetimin për keqpërdorimin e fondeve të BE-së, duke përfshirë dërgimin e oficerëve kombëtarë ndërlidhës në EPPO”, thekson BE.

Kohë më parë ka pasur zëra se OLAF ka hetuar AZHBR për abuzime me fondet për bujqësinë. Ky sektor merr miliona dhe shumë fonde tjetërsohen. Po ashtu shkojnë fonde për energjinë dhe rrugët. BE si duket e ka kuptuar se shumë nga këto para ndahen mes pushtetarëve./Pamfleti

 

pe fonde brukseli