Aktualitet31 Maj 2023, 22:33

Ligji i ri për pronat, Ulsi Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Shkruar nga Pamfleti

Ligji i ri për pronat, Ulsi Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka folur për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar ish-pronarët.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ai ka sqaruar detajet e këtij ligji me ndryshimet e reja, ministri tha se janë 9 mijë kërkesa të pashqyrtuara që do të marrin përgjigje deri në Dhjetor 2024 nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Ligji i parë është vitit i 2015 por në Dhjetor 2022 kuvendi bëri disa shtesa dhe ndryshime duke reflektuar ato që tha Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata jonë Kushtetuese. Ligji i ri i Dhjetorit 2022 shtyn afatin e kërkesave për njohje pronësie deri në Dhjetor 2024. Në Shkurt 2019 ishte afati edhe për trajtimin e kërkesave për njohje edhe për vlerësimin financiar të vendimeve që ishin dhënë në kohë të ndryshme. Ngelën pa shqyrtuar rreth 9000 kërkesa. Me ndryshimet e reja ligjore, ata që i kanë në gjykatë të shkallës së parë administrative kanë të drejtën ta tërheqin nga gjykata dhe ta sjellin në agjenci. Ligji ka përcaktuar një afat, 31 Dhjetor 2024. Agjencia ka detyrimi ligjor të trajtojë 9 mijë dosje. Agjencia do trajtojë vetëm ato kërkesa që kanë qenë të pa trajtuara ditën kur skadoi ligji, por jo kërkesa për njohje pronësie dhe ato që ka një vendim”, tha Manja.

Sipas ministrit Manja, fatura financiare për pronat kap vlerën e 1 miliard Eurove.

Në 2015 kur hyri në fuqi ligji ne trashëguam mbi 26 mijë vendime që ishin dhënë ndër vite por nuk kishte faturë financiare. Tani për këto 26 mijë e 300 vendime nxorëm një faturë financiare është 101 miliard Lekë të reja, rreth 1 miliard Euro. Nga këto 20 mijë vendime agjencia ka arritur të ekzekutojë vetëm 794 vendime. Me ndryshimet e reja ligjore dhe me 2 VKM agjencia është gati për të filluar me kompensimet dhe ka në dispozicion 60 milionë Euro. Është fond i çdo vitshëm”, theksoi Manja.

ligji pronat manja