TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 14:53

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas deklaratës së saj se nuk kishte dijeni për një dënim në Greqi.

Seanca për Bledar Polovina, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, u shty; ai lokalizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe SPAK kërkon gjykim në mungesë.

Në GJKKO dëshmoi edhe i afërmi i biznesmenit Çajup Selimi, i vrarë në 2021, duke treguar gjetjen e plumbit dhe situatën në shtëpi.

Në Baks-Rrjoll, protestat kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo” vazhduan; banorët u përplasën me policinë, një person u lëndua dhe 6 u arrestuan.

Në Tiranë, aksidenti ku humbi jetën një 7-vjeçar ndodhi kur fëmija tentoi të mblidhte monedha; goditja fatale erdhi nga automjeti i dytë, ndërsa drejtuesi i parë transportoi fëmijën në spital.

Një 32-vjeçar në Elbasan u arrestua duke drejtuar automjet me fenelina policie dhe armë, ndërsa në Kosovë, efektivi Aurel Kaziu u pezullua për transport të 1 milion eurove nga Serbia.

Në Burgun e Domokos u krye operacion ku u sekuestruan thika në qelitë e Alket Rizaj dhe “Sandrit”; kontrolle do të shtrihen në të gjitha burgjet.

Babai i Denis Ruçi, viktimë e aksidentit të Tempit, kërkon riekspertim të trupit pas shtyrjes së zhvarrimit në Greqi.

Një sulm me thikë në Gig Harbor la 4 të vdekur; autori 32-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia dhe po hetohet marrëdhënia me viktimat. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti kronika e zeze

Lini një Përgjigje