TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 13:45

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, reagon Maqedonia e Veriut: Kamionët kanë nisur qarkullimin nga Bllata

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, reagon Maqedonia e Veriut:
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas

Shembja e segmentit rrugor Librazhd–Prrenjas ka krijuar vështirësi serioze për qarkullimin në juglindje të vendit, duke prekur veçanërisht transportin e mallrave.

Në këtë situatë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kanë hapur kalimin për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë.

“Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se prej orës 10.00, të ditës së sotme, kanë lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) për në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kamionët do të lejohen me të njëjtën tranzit dhe dokumentacion, gjithashtu edhe ato mjete që janë zhdoganuar do të lejohen të kalojnë dhe në rast se kanë të dëmtuar plumbosjen, do të ripajisen me të reja”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, kufizime mbeten për disa kategori mallrash. Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se pala maqedonase nuk lejon nëpërmjet Bllatës kalimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe të nënprodukteve të naftës.

Për këto mallra, rruga alternative mbetet tranziti përmes Kosovës. Ndërkohë, kamionët që kanë hyrë tashmë në territorin doganor shqiptar, të zhdoganuar ose nën regjimin e tranzitit të brendshëm përmes Qafë Thanës, duhet të dalin sërish nga kjo pikë dhe të ri-hyjnë nëpërmjet Bllatës, në përputhje me procedurat doganore.

shembja e rrugës librazhd-prrenjas maqedonia e veriut

Lini një Përgjigje