TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 12:36

Një 24-vjeçar emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Një 24-vjeçar emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm i
Rubin Rredhi

Në portin më të madh në vend, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës është emëruar Rubin Rredhi, vetëm 24 vjeç.

Deri tani ky post, nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.

Nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë kaq të re.

Sot, pasi delegacioni i KFOR vizitoi Portin e Durrësit, sipas një njoftimi zyrtar të APD, thuhet se u prit nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Rubin Rredhi, i cili prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve dhe kapacitetet logjistike që ofron infrastruktura portuale aktuale.

Një 24-vjeçar emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm i

rubin rredhi

Lini një Përgjigje