TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqnji nje blloka lajmesh nga kronika e zeze, ku nder te tjera veçojme:

Adnan Mahmutaj i TIBO përfundon në gjykatë, i akuzuar për mashtrim me vlerë 2.2 milionë euro dhe për përfitime të paligjshme nga fondet e shtetit.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fredi Belerit; vendimi i GJKKO për korrupsion zgjedhor mbetet në fuqi: Beleri dënohet me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi me 3 vite shërbim prove.

Një 39-vjeçar arrestohet në Berat për abuzim seksual me mbesën e mitur.

Një tjetër rast i ndalimit në aksin rrugor Kashar-Thumanë, ku një shtetas turk trafikonte emigrantë me 3 mijë euro për person.

Policia ndërhyri gjithashtu për të parandaluar vjedhjen e floririt në Elbasan dhe kapjen e dy personave që thyenin masën “Arrest në shtëpi” në Gjirokastër.

Në plan ndërkombëtar, SHBA ka publikuar renditjen e vendeve më të rrezikshme për qytetarët amerikanë, ku Shqipëria shënohet më e rrezikshme se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe kriminalitetin në rajon.

Ndërkohë, ngjarjet në Europë vazhdojnë të jenë dramatike: një vit pas vrasjes së Iliarias në Itali, prindërit kërkojnë drejtësi për vajzën e tyre, duke akuzuar familjen e autorit.

Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare në Valencia, duke shkatërruar tre plantacione kanabisi dhe arrestuar 8 persona, duke treguar përfshirjen e organizatave kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar.

Në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dëshmitari Kushtrim Kokalla ka treguar se ka marrë 25 mijë euro kredi për Naim Murselin, dhe se përfituesit e parave e kanë përdorur për shuma simbolike, duke nxjerrë në pah lidhjet komplekse financiare dhe kriminale që mbulojnë veprimet e dhunshme. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje