TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2026, 11:58

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku nder te tjera veçojme:

Çmimet e larta të karburanteve dhe ushqimeve: Qeveria nuk ndërhyn, ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj pranon rritje të çmimeve në treg dhe monitorim të vazhdueshëm.

Konfindustria kërkon ulje të barrës fiskale dhe krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve.

Çmimi i naftës në treg arriti 203 lekë/litër.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fredi Belerit: Në fuqi mbetet vendimi i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor; Beleri dënim 2 vite burg, Kokaveshi 3 vite shërbim prove.

Vrasje dhe drejtësi: 500 mijë euro për ekzekutimin e Ruben Saraivës – autor i dënuar me burg të përjetshëm.

Një vit nga vrasja e Iliarias në Itali, prindërit kërkojnë drejtësi duke akuzuar nënën e autorit.

Mot i paqëndrueshëm: Dëborë në Dajt, Elbasan, Shkodër, Dibër dhe juglindje gjatë natës, duke zbardhur Shqipërinë në pranverë.

Situata politike në Kosovë: Kushtetuesja rrëzoi dekretin për Presidentin; LVV dhe LDK mund të arrijnë marrëveshje, ndërsa AAK dhe PDK mbeten të tërhequra.

Vizita e Kurtit në Francë: Kryeministri Albin Kurti takon sot Emmanuel Macron. Presidenti serb Aleksandar Vucic pretendon se Kurti do të kërkojë kushtëzime për Serbinë dhe largimin e NATO-s nga Veriu.

Diplomaci dhe tensione ndërkombëtare: Donald Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit, ndërsa Vladimir Putin kërkon fonde nga oligarkët për buxhetin e mbrojtjes, pas vështirësive nga lufta në Ukrainë.

Sport: Shqipëria humbet 2-1 ndaj Polonisë në “play-off”-in e Botërorit.

Sytë tani tek Kombëtarja e Kosovës... “Dardanët”, një hap larg kualifikimit ndaj Turqisë.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje