TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë pas ndryshimeve në kabinet, ndërsa reagimet nuk munguan.

Elisa Spiropali deklaroi se përfundoi një detyrë, por jo angazhimi i saj politik. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi tha se ishte informuar më herët për shkarkimet.

SHBA i dorëzuan Shqipërisë raketat Javelin, ndërsa Pirro Vengu theksoi se vendi armatoset për mbrojtje.

Në planin e brendshëm, SPAK dhe GJKKO vijojnë hetimet për çështje të bujshme si “Mikrokreditë”, Porto Romano dhe “Universiteti Bujqësor”, ndërsa hidhet shorti për dosjen e Erion Veliaj.

Në rajon, Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm para gjykatës, ndërsa Aleksandar Vuçiç hodhi poshtë pretendimet për një plan amerikan.

Volodymyr Zelensky u shpreh i gatshëm për dialog pa lëshime territoriale.

Në kulturë, në Sanremo, Adriano Celentano vlerësoi Ermal Meta, ndërsa në sport u shortuan përballje të forta në UEFA Champions League.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje