
Autoritetet në Venezuelë kanë nisur përgatitjen e varreve masive për viktimat e dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilët kanë goditur vendin dhe kanë lënë pas mijëra të vdekur.
Pamje ajrore të publikuara nga agjencia franceze AFP tregojnë rreshta të gjatë varresh të hapura, të projektuara për të pritur rreth 2.000 trupa.
Sipas autoriteteve, personat që nuk do të mund të identifikohen menjëherë do të varrosen me një numër identifikimi dhe një fotografi, në mënyrë që familjarët të kenë mundësi t'i njohin në një fazë të mëvonshme dhe të dinë vendndodhjen e varrit të tyre.
Bilanci më i fundit, i bërë publik nga presidenti i Parlamentit, Jorge Rodríguez, flet për 3.535 viktima dhe 16.740 të plagosur. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi mijëra persona figurojnë ende të zhdukur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë mes ndërtesave të shembura.
Në zonat e goditura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ushtria, shërbimet e emergjencës dhe qindra vullnetarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, strehimin e familjeve të mbetura pa banesa dhe rikthimin e shërbimeve jetike, përfshirë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do t'u dërgojë autoriteteve venezueliane 10.000 qese mortore, duke theksuar se bilanci i viktimave mund të rëndohet në ditët në vijim. Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 2.500 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht nga lëkundjet sizmike.
???? Dozens of coffins have been laid to rest at a mass burial site in La Esperanza Cemetery in Catia del Mar as Venezuela’s earthquake death toll rises to 3,535.#Venezuela #Earthquake #BreakingNews #CatiaDelMar https://t.co/fyy6V54W3K pic.twitter.com/K2EBTSNUoC
— The Globe & News (@TheGlobeNewt) July 7, 2026
Lini një Përgjigje