TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2023, 07:17

Vajza e Donald Trump viziton Tiranën, shoqërohet nga Rama dhe Richard Grenell

Shkruar nga Pamfleti

Vajza e Donald Trump viziton Tiranën, shoqërohet nga Rama dhe Richard

Pas jugut, vajza e ish presidentit Donald Trump ka vizituar edhe Tiranën. Përmes një postimi në facebook, Muzeu Kombëtar  i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka treguar për vizitoren speciale.

Në foto duket që zonja Trump është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama ndërsa shoqërohej dhe me Richard Grenell i cili në 2019 u emërua nga ish presidenti I SHBA-së si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.

Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot.

Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:

“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.

donald trump ivanka trump tirane rama

Lini një Përgjigje