TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2025, 15:06

 Vendi bosh në Kushtetuese, KED miraton 6 kandidatët; Denar Biba tërhiqet!

Shkruar nga Pamfleti

 Vendi bosh në Kushtetuese, KED miraton 6 kandidatët; Denar Biba

Denar Biba është tërhequr nga gara për vendin vakant të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të bënte sot vlerësimin e kandidaturës së tij, por ky i fundit u largua përfundimisht nga gara.

Tani, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kualifikuar 6 nga 13 emrat që shprehën interes për vendin vakant të Zaçajt, pas verifikimit të dokumentacionit që ka bërë KED dhe kontrollit të kushteve dhe kritereve, janë kualifikuar 6 emra.

6 kandidaturat janë, Alban Toro, Naureda Llagami, Florjan Ballhysa, Genta Tafa, Alma Faskaj dhe Asim Vokshi. Vlen të theksohet se 5 nga 6 emrat e kualifikuar kanë mbajtur poste në KLGJ apo organet e Vettingut.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Gjykata e Lartë hapi garën për vendin e Zaçajt dhe shfaqën interes 13 persona. Sipas ligjit, procesi i verifikimit dhe përcaktimi i kandidatëve bëhet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili në fund të procesit i dërgon organit të emërtesës, në këtë rast Gjykatës së Lartë, 3 kandidatë.

 

Lini një Përgjigje