TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2025, 12:55

Aksidenti tragjik në Lisbonë, Presidenti Begaj: Ngushëllimet për familjet që kanë pësuar humbje

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Lisbonë, Presidenti Begaj: Ngushëllimet

Presidenti Bajram Begaj, reagoi sot për reagoi për aksidentin tragjik në Lisbonë, ku deri më tani janë konfirmuar 17 viktima, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në një postim në profilin e tij në platformën X, Presidenti Begah shpreh ngushëllimet për familjet që kanë pësuar humbje në atë aksident.

“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Gloria në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë.

Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Presidenti Begaj.



Lini një Përgjigje