Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike. Vendimi vjen në kuadër të zgjatjes së festës së Krishtlindjes.
Administrata shtetërore nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Me këtë vendim, punonjësit e institucioneve publike përfitojnë dy ditë rresht pushimi, pa ndërprerje të tjera gjatë javës.
Sipas njoftimit zyrtar, institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën. Vendimi nuk prek shërbimet emergjente, të cilat do të vijojnë funksionimin sipas regjimit të zakonshëm.
Lini një Përgjigje