
Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik ku disa familje kthehen nga pushimet e të tjera i nisin ato, më të vegjlit po përballen me viroza apo me probleme gastrointerite të njohura nga mjeket këto me kthimin e tyre nga plazhet.
Mjekët pediatër thonë se janë bebet e vogla që shfaqin problematike me të shtuar por edhe fëmijët 5-7 vjeç të cilët manifestojnë temperaturë të lartë apo probleme të tjera që lidhen kryesisht me ushqimin.
“Ka viroza në qarkullim por më të shumtat janë intoksikimet nga ushqimet, bark e të vjella sikundër nuk mungojnë rastet me temperaturë apo problemet e lekurës”, shprehet Sonila Brati, mjeke pediatre për “TCH”.
Mjekët pediatër këshillojnë prindërit te kujdesen për të mbajtur të hidratuar fëmijët gjatë kohës se ekspozimit në diell dhe kjo jo me lëngje të konservuara, por me fruta te stinës e të lara mirë si dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.
Lini një Përgjigje