TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 13:40

Vizat për SHBA, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Shkruar nga Pamfleti
Vizat për SHBA, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e
Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.

Sipas Ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën ‘prano deri më…’ në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës.”, thuhet më tej në njoftim.

ambasada amerikane vizat për shba

Lini një Përgjigje