Aktualitet26 Shkurt 2024, 22:38

Vranë babanë dhe fshehën kufomën/ Ish-prokurori Beci: 2 arsyet pse krimi në Durrës bën përjashtim nga rregulli i krimeve në familje

Shkruar nga Pamfleti

Vranë babanë dhe fshehën kufomën/ Ish-prokurori Beci: 2

Ish-prokurori Eugen Beçi, thotë se krimi brenda familjes në Shënavlash të Durrësit, është i ndryshëm nga krimet e tjera brenda familjes.

Sipas tij, e bën më të rëndë krimin ose të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, mënyra e fshehjes.

Këto lloj krimesh kanë dy rezultate: Autorët e këtyre veprave penale në familje ose vrasin veten ose vetëdorëzohen. Prandaj bie në sy ky rast sepse bën përjashtim nga rregulli. Kanë fshehur kufomën, kanë bërë kallëzim të rremë për zhdukjen e babait të tyre. Sa i përket krimit që kryhet brenda familjes kur është në kushtet e tronditjes së fortë psiqike, kemi rezultatin e autorëve ose të kapur ose të vetëvrarë. Cilido qoftë arsyeja, është dhunë në familje”, tha ai i ftuar në “Open” në News 24.