TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 07:15

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për këtë të dielë

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të mbeten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit. 

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

Lini një Përgjigje