TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 09:17

Zgjedhjet në Vlorë, qytetari për mediat: Këtu dihet kush fiton!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Vlorë, qytetari për mediat: Këtu dihet kush
Zgjedhjet në Vlorë

“Këtu dihet kush fiton”. Kështu është shprehur për mediat një qytetar i Vlorës pas votimit për kryebashkiakun e ri të këtij qyteti. Sipas tij, pjesëmarrja do të jetë e ulët, pasi të rinjtë nuk kanë interes për këto votime.

“Këtu dihet kush fiton, kështu që para partizanë. Pjesëmarrja duhet të jetë e ulët. Nuk është se janë të zhgënjyer po dihet se kush voton. Sa të ngrihen nga gjumi, sidomos këta të rinjtë”, u tha qytetari mediave.

Ndërkohë  kryetari i KZAZ numër 86 në Vlorës shprehet se proces i ka nisur i qetë dhe shpreson pjesëmarrje të lartë të votuesve.

“Procesi nisi shumë qetë. Filluam me qytetarinë e parë. Me anëtarët në rregull nuk kemi asnjë paqartësi, të gjitha janë vulosur e firmosur nga e para. Të gjitha janë hapur në rregull, janë vënë ngjitëset, siglat. Shpresoj të kemi sa më shumë qytetarë dhe të jetë një kohë e mirë që vijnë qytetarët, që të mos ketë shira. Po të jetë kohë e mirë do kemi qytetarë. Ndikon koha dhe dëshirat”, tha ai.

 

zgjedhjet në vlorë

Lini një Përgjigje