I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë, Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat.
Pasi hodhi votën, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e duhur.
“U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”-u shpreh ai.
Guma kandidon përballë kandidatit socialist Gramos Sako.
Dionis Sota, kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për bashkinë e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve vlonjatë që të dalin në votime për të mbështetur siç tha ai “djalin e tyre”. Në një deklaratë për mediat pas votimit ai theksoi se është koha për ndryshim rrënjësor për Vlorën.
“Sot ditë ftesë për qytetarët e Vlorës. Janë vetë sovrani i qytetit të tyre. I ftoj të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre dhe opsionin më të mirë për qytetarët. Të mos e lëmë votën që të flejë në sirtarin e shtëpisë apo në dhomën e pritjes apo kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të vijë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetarët. Historikisht Vlora ka qenë me pjesëmarrje të ulët ndaj e bëj ftesën që të vijnë të votojnë. Është koha të bëjmë ndryshim rrënjësor. Ju lutem ejani çohuni dhe shpenzoni 10 minuta për të ardhmen e qytetit të Vlorës dhe unë premtoj maksimumin tim për të ardhmen e qytetit të Vlorës”, u shpreh kadnidati.
Ai shprehet i bindur në fitore dhe këtë e bazon në seriozitetin e tij, teksa ripërsëriti thirrjen për të dalë në votime.
“Jashtëzakonisht shumë besoj te fitorja. Unë gjithçka që nis e nis seriozisht. Ju lutem me dorë në zemër ejani dhe mos e neglizhoni. Është dita juaj. Unë kam shpalosur të gjithë programin kam programin më të mirë dhe jam një djalë i lindur dhe i rritur në këtë lagje. Jam nja djalë që jo vetëm e dua me shpirt, nuk jam kalimtar dhe pseudoidealist, por një idealist i vërtetë”, tha ai.
Kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit, Suzana Pasha ka votuar pak momente më parë.
Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë.
Ajo u ndal tek bindja e saj politike, duke thënë se ka qenë dhe është socialiste, ndonëse idetë e tyre u ndanë.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve te Matit, u kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Jam krejt e qetë, vota është e lirë, procesi është i qetë, i lirë dhe i barabartë. U bëftë më e mira dhe fitoftë më i miri.
Në këtë fushatë kam qenë e vetme, problematika kam hasur por lej organet ligj zbatuese të bëjnë punën e tyre. Skam pasur kërcënime, zgjedhja ime ka qenë e lirë, unë kam qenë dhe do të vijoj që të jem socialiste. Është partia ime e zemër. Unë mendoj që duhet të isha unë kandidate dhe ndaj garoj e pavarur”, u shpreh ajo.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet e fundit sa i përket procesit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, në 5 bashki të vendit, Mat, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Vlorë.
Ai u shpreh se në 80 për qind të qendrave të votimit, procesi ka nisur në orën 07:00, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në proces, Celibashi u shpreh se deri tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 2.42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
“Deri tani nuk janë raportuar problematika mbi fillimin e procesit të votimit në këto 5 bashki, as me përdorimin e pajisve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. 100 përqind e qendrave të votimit, janë paraqitur operatorët.
Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi për shkak të problemeve të mbulimit me valë, por po merren në rrugë operative. 2.42 përqind është pjesëmarrja totale në të pesë bashkitë, deri në këtë moment”, tha Celibashi.
Celibashi tha se procesi i numërimit do të transmetohet në kohë reale, për shkak të numrit të vogël të KZAZ.
“Për 9 KZAZ do ketë pamje live të vendit të numërimit të votave”, tha Celibashi.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e sotme.
Teksa ushtroi të drejtën e votës, ajo ka deklaruar më pas se kjo është një ditë e shënuar, teksa është e kënaqur me pjesëmarrjen.
“Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve.
Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.
Brunilda Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.
Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen këtë të dielë zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryebashkiakun.
Pasi kanë kaluar dy orë nga nisja e procesit të votimit në shumë qendra në Vlorë, pjesëmarrja e votuesve është shumë e ulët. Shumica e kutive të votimit është bosh ndërsa interesi për të hedhur votën për kryebashkiakun e ri duket shumë e ulët.
Përfaqësuesi i mazhorancës në komision tha se pjesëmarrja ishte normale deri në orën 09:00 kishin votuar 25 veta, ndërsa shtoi se rreth orës 12:00 prisnin të kishin fluksin e votuesve.
“Pjesëmarrja ka qenë normale, kjo është lagje e vjetër e Vlorës. Si ditë e diel, ditë pushimi dhe koha me shi, presim më shumë pjesëmarrje në orët në vijim. Presim orën 12:00 që të ketë fluks se është edhe një zonë që ngrihen një çik vonë…”, tha ai.
Besoj se do të kemi të njëjtin rezultat me atë të vitit 2023, kur socialisti Ervin Demo fitoi me 60% të bashkisë, kundrejt kundërshtarit të tij.
Kështu u shpreh kandidati Partisë Socialiste i Bashkisë së Beratit Ervin Ceca, pas votimit.
“Besoj që do të jemi pak a shumë në të njëjta shifra dhe të njëjtin rezultat”, u përgjigj ai.
Në një deklaratë për mediat pas votimit ai shprehu bindjen se qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.
Ervin Ceca i Partisë Socialiste kandidon përballë Pavlo Shkarpës, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga opozita. Në këtë bashki kanë të drejtë vote 82 161 zgjedhës.
Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo u zgjodh deputet, ndërsa për të marrë drejtimin e Bashkisë janë në garë Ervin Ceca (PS) dhe Pavlo Shkarpa (i pavarur, i mbështetur nga PD). Berati është një bashki që tradicionalisht është udhëhequr nga socialistët dhe prej 2019-ës në krye të saj qëndronte Demo.

Kandidati i Shqipëria Bëhet për Bashkinë e Cërrikut, Eligert Hima sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.
Në fjalën e tij për mediat ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke u kujtuar qytetarëve se vota është i vetmi mjet që mund të vërë në punë këtë bashki.
“E vetmja mënyrë e mjet që kemi për të vënë në punë bashkinë e Cërrikut është vota. I ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha shkurtimisht ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 08:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%.
Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%.
Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%.
Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%.
Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.

Ka nisur tashmë procesi i numërimit edhe në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit. Burimet raportojnë se procesi ka nisur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm.
Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave.
Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera. Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.
Kujtojmë se në Tepelenë kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
“Këtu dihet kush fiton”. Kështu është shprehur për mediat një qytetar i Vlorës pas votimit për kryebashkiakun e ri të këtij qyteti. Sipas tij, pjesëmarrja do të jetë e ulët, pasi të rinjtë nuk kanë interes për këto votime.
“Këtu dihet kush fiton, kështu që para partizanë. Pjesëmarrja duhet të jetë e ulët. Nuk është se janë të zhgënjyer po dihet se kush voton. Sa të ngrihen nga gjumi, sidomos këta të rinjtë”, u tha qytetari mediave.
Ndërkohë kryetari i KZAZ numër 86 në Vlorës shprehet se proces i ka nisur i qetë dhe shpreson pjesëmarrje të lartë të votuesve.
“Procesi nisi shumë qetë. Filluam me qytetarinë e parë. Me anëtarët në rregull nuk kemi asnjë paqartësi, të gjitha janë vulosur e firmosur nga e para. Të gjitha janë hapur në rregull, janë vënë ngjitëset, siglat. Shpresoj të kemi sa më shumë qytetarë dhe të jetë një kohë e mirë që vijnë qytetarët, që të mos ketë shira. Po të jetë kohë e mirë do kemi qytetarë. Ndikon koha dhe dëshirat”, tha ai.

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Altion Bojni ka ushtruar të drejtën e votës.
Në një prononcim për gazetarët, Bojni ka ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të ushtrojnë këtë të drejtë. Ai theksoi se e diela i takon qytetarëve për të zgjedhur.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë tonë. E diela është dita e votuesve, dita e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. I ftoj qytetarët të dalin në votime me qetësi dhe me dinjitet. Shumë faleminderit”, tha Bojni.
Përballë Bojnit në garë qëndron i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike.

Në Cërrik, qytetarët kanë dalë të votojnë, në një proces që duket pa problematika. Disa prej tyre kanë zbuluar për mediat edhe për kë kanë votuar.
“Ne kemi shumë perspektivë, kemi kaluar shumë. Unë jam shumë, shumë e kënaqur. me këndin e lojërave marr nipërit e mbesat dhe i shëtis. Prandaj ishalla dhe Lenci ta fitojë këtë mandat dhe ne jemi të kënaqur shumë se është çun Cërriku. Unë e njoh që kur ka qenë në shëndetësi. Për mua fitoren. Kemi pasur dhe kemi tani, po ecim”, tha votuesja.
“Normal qetësi, të gjitha në rregull ishin. Unë këtë e kam çun lagjeje, Florencin. Është djalë i mirë, shumë punëtor dhe nuk mund të ve njeri para atij. Unë nuk jam me PS. Këta kanë punuar shumë, është shumë organizator. Cërriku ka nevojë për ndonjë punësim, por edhe të rinjtë janë larguar. Janë larguar shumica e të rinjve”, tha një tjetër.
Kujtojmë se në Cërrik ka tre kandidatë në garë, Florenc Doka, Amarildo Hoxha dhe Eligert Hima. Kjo bashki ka 57 qendra votimi me 38 mijë e 724 zgjedhës në total.
Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 08:00, në Cërrik kanë votuar 0.89% e qytetarëve nga qendrat e votimit të raportuara. Kjo do të thotë se 256 qytetarë kanë dalë për të shprehur vullnetin e tyre me votë deri më tani.

Katër qendra votimi në Vlorë, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00, nuk kanë nisur procesin e votimit.
Në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve.
Nga ana tjetër komisionet nuk dinë ku kanë regjistrat, ndërkohë që qytetarë që kanë dashur të votonin nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
Në 5 bashki të vendit mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.
Pothuajse në të gjitha bashkitë ku sot votohet, të paktën në tre zgjedhjet e fundit, kryetari që është zgjedhur ka qenë nga radhët e Partisë Socialiste. Përjashtim bën vetëm Mati, që në vitin 2015 nxorri fitues Nezir Rizvanin nga radhët e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, koalicion i drejtuar nga Partia Demokratike.
Por çfarë tregojnë rezultatet e kaluara në bashkitë ku votohet sot:
VLORË
2015 – Dritan Leli, Partia Socialiste
2019 – Dritan Leli, Partia Socialiste
2023 – Ermal Dredha, Partia Socialiste
BERAT
2015 – Petrit Sinaj, Aleanca për Shqipërinë Europiane
2019 – Ervin Demo, Partia Socialiste
2023 – Ervin Demo, Partia Socialiste
CËRRIK
2015 – Altin Toska, Aleanca për Shqipërinë Europian
2019 – Andis Salla, Partia Socialiste
2023 – Andis Salla, Partia Socialiste
MAT
2015 – Nezir Rizvani, Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet
2019 – Agron Malaj, Partia Socialiste
2023 – Agron Malaja, Partia Socialiste
TEPELENË
2015 – Tërmet Peçi, Partia Socialiste
2019 – Tërmet Peçi, Partia Socialiste
2023 – Tërmet Peçi, Partia Socialiste

Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Matit. Në këtë bashki janë 47 Qendra Votimi dhe 26700 qytetarë me të drejtë vote.
Në Mat garojnë 3 kandidatë, Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha, e pavarur, e shkëputur nga PS.
Edhe në Mat, Agron Malaj u zgjodh deputet, duke i lënë garën për drejtimin e bashkisë 3 kandidatëve: Altin Bojni (PS) Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha E pavarur, e shkëputur nga PS.
Historiku i zgjedhjeve në Mat
2007 - 2011 PD Skënder Lleshi
2011 - 2015 PS, Adelina Farrici
2015 - 2019 PD Nezir Rizvani
2019 - 2025 PS Agron Malaj

Në Bashkinë e Tepelenës në disa qendra ka nisur procesi i votimit, por në disa të tjera jo. Shkak për vonesën janë bërë komisionerët e PD që ende nuk janë paraqitur. Janë në total 21 Qendra Votimi dhe rreth 12 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Edhe Tepelena shkoi në zgjedhje të pjesshme, pasi Tërmet Peçi u zgjodh deputet, ndërsa për këtë bashki garojnë Gramoz Sako i PS dhe Gabriel Guma, i pavarur, i mbështetur nga PD.
Prej vitit 2011, Tepelena drejtohej nga Tërmet Peçi dhe e vetmja fitore e PD në këtë ka qenë në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një thirrje për qytetarët e 5 bashkive që të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.


Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Cërrikut, ku janë në total 57 qendra votimi dhe 38 724 zgjedhës.
Cërriku shkoi në zgjedhje pasi Andis Salla u zgjodh ministër i Bujqësisë, ndërsa sot në garë janë 3 kandidatë: Florenc Doka (PS) Amarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”).
Në 5 bashki të vendit mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.
473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.
Qendra e votimit 3270 në Berat edhe pse ora ka kaluar, votimi nuk ka filluar ende për shkak të një problemi me kamerat.
Në 5 bashki të vendit mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.
473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.
Lini një Përgjigje