TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Gusht 2025, 14:37

Zjarr i madh në pyjet e Kukësit, flakët i afrohen malit të Gjallicës dhe Parkut Natyror Korab-Kortnik!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në pyjet e Kukësit, flakët i afrohen malit të

Një zjarr masiv ka përfshirë fushat e thara dhe pyjet në fshatin Bratë, të Njësisë Administrative Bicaj, në bashkinë Kukës.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i thepisur, po përhapen me shpejtësi.

Në terren ndodhet një mjet zjarrfikës dhe 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës, të cilët po mbështeten edhe nga punonjës të njësisë administrative dhe banorë të zonës.

Nuk ka rrezik për banesat, por rreziku më i madh, sipas autoriteteve, është afrimi i flakëve drejt Malit të Gjallicës, pjesë e Parkut Natyror “Korab–Koritnik”.

Strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri, deri në vënien nën kontoll të flakëve.

Lini një Përgjigje