TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Gusht 2025, 20:11

Zjarr pranë Uzinës së Poliçanit, flakët rrezikojnë magazinat me lëndë plasëse

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr pranë Uzinës së Poliçanit, flakët

Një vatër e rrezikshme zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e së mërkurës, në zonën pyjore pranë Uzinës së Poliçanit.

Nga raportimet mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa situata bëhet më problematike duke pasur parasysh lëndët plasëse që janë të magazinuara në sektorin C të Uzinës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarfikëse, ato të ushtrisë, por edhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për të ndihmuar në hedhjen e ujit nga ajri.

Lini një Përgjigje