TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Shtator 2025, 09:58

“Bankers”: Qeveria i ka lënë 100% të fitimit dhe i ka hequr taksat doganore; 110 milionë Euro vjedhje në vit

Shkruar nga Pamfleti

“Bankers”: Qeveria i ka lënë 100% të fitimit dhe i ka

Për 20 vite kompania ka përfituar 100% të fitimeve dhe përjashtim nga taksat, ndërsa ministrat, “Albpetrol” dhe doganat kanë mbuluar super-krimin financiar që mbahet akoma larg SPAK-ut.

Hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Fierit për krimet ekonomike-financiare të kompanisë koncesionare “Bankers” në sektorin e naftës, gjatë 20 viteve aktivitet në Shqipëri, kanë si provë vjedhjen e 5 miliardë eurove detyrime fiskale ndaj shtetit.

Edhe pse janë lëshuar urdhër-arreste për disa drejtues të “Bankers”, deri më tani nuk është proceduar asnjë funksionar ministrie, as zyrtarë të “Albpetrol”, Tatimeve apo Doganave – strukturat që i krijuan terrenin dhe favorizimet mafiozëve të “Bankers”, duke i lejuar të shmangnin taksat, tatim-fitimin dhe të falsifikonin bilancet e import-eksporteve.

Kontrata e vitit 2004: përjashtime totale

Në kontratën koncesionare të datës 19 qershor 2004, të firmosur nga “Albpetrol” dhe Ministria e Ekonomisë me kompaninë offshore “Saxon International Energy Ltd.” (Bankers), i është dhënë kësaj të fundit e drejta të marrë 100% të të ardhurave dhe fitimeve nga nxjerrja dhe shitja e naftës.

“Bankers”: Qeveria i ka lënë 100% të fitimit dhe i ka

Neni 13 i kontratës përcakton se “Albpetrol” nuk ka asnjë interes përfitimi në zonën naftë-nxjerrëse të dhënë me koncesion. Më tej, kontraktori, filialet, nënkontraktorët dhe personeli i huaj i tyre përjashtohen nga çdo taksë dhe detyrim doganor në Shqipëri, përveç pagesave minimale të magazinimit të naftës në port.

“Bankers”: Qeveria i ka lënë 100% të fitimit dhe i ka

Po ashtu, punonjësit e huaj të “Bankers” dhe nënkontraktorëve të saj nuk paguajnë asnjë lloj tatimi

për të ardhurat personale, fitimet apo importin dhe ri-eksportin e mjeteve dhe sendeve të tyre. Në nenin 14, qeveria shqiptare ka përcaktuar një tjetër favor: kontraktori dhe nënkontraktorët lejohen të importojnë pa taksa doganore pajisje, makineri, lëndë të para dhe çdo material të përdorur për nxjerrjen e naftës.

Humbjet për shtetin

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, Tatimeve, Doganave dhe Agjencisë së Burimeve Natyrore, rezulton se “Bankers” nuk ka paguar mesatarisht 110 milionë euro në vit detyrime fiskale, duke i shkaktuar arkës së shtetit një humbje prej 2.2 miliardë euro në 20 vite.

Por shifra reale është edhe më e lartë, pasi nga hetimi ka dalë se kompania ka zhvilluar kërkime, shpime dhe nxjerrje nafte jashtë zonës së kontratës, duke hapur 113 puse të reja në zona rezervë shtetërore, me dijeninë dhe lejen e “Albpetrol”, ministrisë përkatëse dhe agjencive përgjegjëse.

Zgjatja e fshehtë e kontratës

Është zbuluar edhe një pazar i fshehtë midis drejtuesve të qeverisë dhe kompanisë për zgjatjen e kontratës koncesionare edhe me pesë vite të tjera, deri në maj 2029.

Pse dosja mbahet në Fier dhe jo në SPAK

Këto prova vërtetojnë përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë super-krim financiar. Pikërisht kjo është arsyeja pse dosja “Bankers” mbahet ende në Prokurorinë e Fierit dhe nuk i është kaluar SPAK-ut, megjithëse vetëm kjo strukturë ka kompetencën ligjore për hetimin e një afere të kësaj përmase./Pamfleti

bankers qeveria taksat

2 Komente

  1. n
    naftetari

    Sa,te jete ne kontrate faktori "R" asnjerë Bankers nuk paguan fitim nga rezultati financiar dhe kontabel

    1. F
      Feti Dema

      SPAK paska indicie. Znj. Anila Denaj e 110 milion eurove është "ftuar për një kafe në SPAK". Të kryet hetim pasuror ndaj Kryeministrit Fatos Nano , Ministrit të linjës, Kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit të linjës. Kryeministrit Ilir Meta dhe Ministrit të linjës, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrave të tij të linjave, Drejtorëve të ALBPETROL, Drejtorëve të BANKERS dhe kujtëdo që vjen era Naftë. Përfshirë edhe Kontabilistët dhe 'rojet e rojeve'. Miliardat e Eurove ti kthehen buxhetit të Shtetit.

      Lini një Përgjigje