Më 28 maj 2025, referuar një informacioni nga burime brenda BKH-së, “Pamfleti” raportoi për nisjen e një hetimi në Arkivën e Shtetit, të urdhëruar nga drejtuesi i SPAK; mbështetur në denoncime, kallëzime dhe informacione të dërguara nga Anti-krimi Ekonomik e SHISH, për manipulime dokumentesh në Arkivën e Shtetit.
Objekt hetimi, masakra në regjistrat e arkivës dhe falsifikatorët e përfituesit
Bëhet fjalë për toka e troje me sipërfaqe të mëdha në zonat bregdetare dhe brenda e në periferi të qyteteve Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Pogradec, Fier etj., të cilave u janë falsifikuar e zhdukur të dhëna dhe fashikuj, e janë zëvendësuar me të dhëna false.
Kur nisi hetimi, mbi bazë dokumentash të grumbulluara paraprakisht nga denoncues e kallëzues, ishin konstatuar 837 pasuri me të dhëna të falsifikuara në regjistrat e Arkivës së Shtetit, nëpërmjet të cilave janë grabitur toka shtetërore e private në zonat më të lakmuara bregdetare e urbane.
Hetimi nga BKH do vërtetonte se cilët ishin përfituesit e paligjshëm të pasurive të grabitura me letra false dhe cilët shefa, nëpunës e specialistë të Arkivës së Shtetit i kishin zëvendësuar dokumentet origjinale me dokumente të falsifikuara.
Por në mesin e muajit shtator 2025, vetëm dy javë pas largimit nga detyra të Drejtores së BKH, Aida Hajnaj, SPAK urdhëroi drejtuesin në detyrë të BKH-së, Joni Keta, të ndërpriste hetimin në Arkivën Qendrore të Shtetit dhe të asgjësonte materialet e grumbulluara gjatë 5 muajve hetim.
Pse dhe për çfarë u anulua hetimi i BKH për falsifikimet në Arkivën e Shtetit?
Një nga rastet në hetim: dosja “Koleka” me 22.4 ha toka në fshatin Vuno të Himarës
Një nga rastet nën hetim ishte dosja “Koleka” e familjarëve të Edi Ramës, dyshuar për përfitimin e 22.4 hektarë tokë në fshatin Vuno të Himarës, dhënë me dokumenta false nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, referuar një dokumenti të sajuar si autentik, të lëshuar nga Arkiva e Shtetit.
Gjatë hetimit, BKH do t’u jepte përgjigje këtyre dyshimeve:
A ishin dokumentet e dosjes “Koleka” reale apo të prodhuara post-faktum?
Pse dokumentet që dorëzuan “Kolekët” e Bablokut u njohën menjëherë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, me vendim kthimi e regjistrimi të përshpejtuar në Kadastër?
Përse në Arkivën e Shtetit nuk ka “gjurmë historike autentike” për fisin “Koleka” si pronar të 22.4 hektarë tokë në Vuno të Himarës?
Përse Arkiva nuk u dha dokumentin arkivor të pronësisë së fisit “Koleka”, palëve të interesuara që kishin bërë ankesa e kishin nisur procese gjyqësore, për t’i bërë ekspertimin ligjor?
A ka lidhje anulimi i hetimit, mes të tjerash e ndër kryesoret, me dosjen pronësore “Koleka”?
Dyshimi mbi drejtorin Ardit Bido; Babloku e bëri deputet pas nisjes së hetimit
Dyshimin e përforcon fakti që Drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido, ishte subjekti kryesor në dosjen hetimore, si personi përgjegjës për falsifikimet e dokumenteve të shumë pronave; ndërsa vetëm 1 muaj pas nisjes së hetimit paraprak, Edi Rama e futi në listën e kandidatëve për deputet.
Vetë Ardit Bido u mundua të hiqte përgjegjësinë nga vetja, duke deklaruar se “dokumentet për tokat e fisit ‘Koleka’ janë futur në vitin 2001 në arkivë me urdhër të Ilir Metës”, por tashmë hetimi për deputetin e Bablokut është anuluar./Pamfleti
E gjithe procedura ne lidhje me 22.4 ha toke, qe u takojne Kolekeve eshte nje afere e paster korruptive, e cila i ka rrenjet tek posti i kryeministrit qe Rama mban. E them me dijeni dhe bindje te plote, qe po te kishin gjithe kete pasuri Koleket e Vunoit nuk do kishin emigruar ne France. Eshte bere nje grabitje e madhe ne bregdetin e Vlores, sidomos ne fshatrat e Himares. Grabitje tokash, mbivendosje, tjetersim, zhdukje e dosjeve arkivore, asgjesim i tyre, falsifikim etj. Eshte nje katrahure kombetare, por sidomos, kjo qe ka ndodhur ne kadastren e Vlores, nga neosmanet e rinj, nga hajdutet, nga matrapazet, nga bijte e karakurvave, nga turkoshaket pseudoshqiptare, nga mafiozet politike, nga mafiozet nenpunesa te shtetit, tejkalon çdo aspekt moral, ligjor dhe shoqeror. Te kesh jetuar me qindra vjet ne Palase, apo Vuno etj, te jesh nje fshat 100%homogjen kristian, ku nuk ju dorezove turkut per shekuj, duke rezistuar, luftuar dhe paguar xhizjen, dhe te te vijne turkoshaket e rinj demokrate te çdo krahu, kjo eshte anishqiptare, antinjerezore, eshte genocid brenda kombit, eshte pushtim, vrasje, pushkatim te drejtash dhe vlerash, eshte osmanizim. Njoh dhe e di me saktesi, psh ne Palase, tokat e fisit Babe, 26 dynym jane zhdukur pa gjurme. Kush i morri? Po kjo jo vetem aty. Ne gjithe Himaren. Eshte nje katrahure pseudoshqiptare, prandaj jemi ketu ku jemi, te degjeneruar dhe te mallkuar deri ne palce.
I ke thene te gjitha, c' te shtosh me!
Ardit Bido është çam... Dhe çdo poshtërsi në botë mund t'a bëjë.
Çamve ti o grek muti a ca je i vjen anash.
Ardit Bido NUK është i ashtuquajtur "cam"! Por otoman arnaut!
Prisni dhe pak durim. Kur në SPAK bëhen Kallzime Penale, çështja nuk trajtohet administrativisht por proçedurialisht. Meqë Z.Ardit Bido e zgjodhi nipi i 'Kolekës', "Deputet" , ky ofiq i ri, nuk e shpëton nga përgjegjësia penale.
A e dini atë të ujkut me ato të dashit që i varreshin midis këmbëve të pasme?Pa e zgjatur më shumë ju uroj të gjithve të prisni dhe të shpresoni për ti ngrënë.,dhe sa për ÇAMË etj ju lutem mos bëni punën e SËRBIT E GREKUT.
Ali Baba hahaha
E kane zene rradhen te paret: Ne fillim do hane të fortët pastaj e kane rradhen investitoret Strateg, pastaj depudemonet,pastaj kryeqafiret pastaj krye prokuepatoret e çte themi më. Ne fund te fundit "Si jemi ju andej" nani dhe votat, me mire te na i fusi joni apo serbogrekët! Shkojme nje here nga mali, po jo me pamje nga dëti! Do ju haje Zamua Balua.
Fatos Nano dhe Paskal Milo njëri Kryeministër dhe tjetri Ministër i Jashtëm mesa duket të karrikuar nga lobet greko-shqiptaro- amerikane deshën ta shuajnë për fare çamërinë.Për sa? Greqia ishte e gatshme ti paguante shtetit shqiptar 800.000.000 euro. Por dikush i kapi në vënd të'lig'dhe nuk ua mbajti ta firmosnin. I premtuan Italisë(Berluskonit) ujin e syrit të kaltër. Dikush i kapi në vënd të 'lig'dhe nuk e fimosën. Por çamëria është shitur që kur 'zervistët e Tiranës' nuk kanë pronësuar asnjë qytetar si banor autokton në gjithë Shqipërinë në atë çik trualli 1 ha, 5 ha apo sa e kanë trashëguar brez pas brezi. ATDHEU FILLON TE TOKA. A janë kolekët regjistrues të parë në ato troje? Në këtë realitet ektraligjor 'Kasta' konfirmon tezat antikombëtare që: "shqiptarët janë endacak, ku i mbjell si korr, Serbët dhe Grekët janë autokton qysh së pari". Nga veriu si lejon Serbia(çubroloviçët e Tiranës). Kur komuniteti çam protestoji para parlamentit pë rezolutë e paraqitur, policia zervisto-çurboviçiane i gjakosi vëllezërit tanë çam. Tashti që tokë, troje, pasuri nën e mbi tokësore i kanë grabitur bashkarisht 'Kasta' politike e Tiranës dhe Venizellos-zervistët, komuniteti çam nuk proteston. Nuk e ngre zërin as Partia e Shpëtim Idrizit. Partia identifikohet me njeriun SH.I dhe jo si Parti e komunitetit çam. Pa lëvizje dhe veprim politik nuk ka vëmëndje nga fuqitë globale. Na i futi Anglia në 1913 ,në 1915 në 1918 dhe kaq. Shyqyr zotit i tha mëndja,zëmra dhe interesi gjeostrategjik SHBA dhe u krijua Shteti i Kosovës. Tash jemi në shpresë të SHBA.
Kur ska shtet dhe drejtesia nuk ben drejtesi ishalla do dali ndonji ti ndaloje keto poshtersira qe mbolli ky sharlatan Kryeminister qe i ben te gjitha zoti do i denoj kush i ka bere ketij vendi dhe ketij populli.