TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Nëntor 2025, 15:29

Blofi i Ramës dhe Vengut me Pashalimanin, si po bëhet pazar me prodhimin e anijeve!

Shkruar nga Pamfleti

Blofi i Ramës dhe Vengut me Pashalimanin, si po bëhet pazar me

Artur Meçollari nxjerr zbuluar paktin me Italinë për Pashalimianin

Qeveria shqiptare dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu e paraqitën sot marrëveshjen me Italinë për prodhimin e anijeve në kantierin e Pashalimanit si një “hap historik” në modernizimin e flotës detare. Por ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, i ka nxjerrë blof.

Sipas Meçollarit, kantieri i Pashalimanit ka prodhuar anije ushtarake që prej vitit 2008, në bashkëpunim me kompaninë holandeze DAMEN, ndaj lajmi i sotëm se “në Shqipëri do të prodhohen për herë të parë anije” është një mashtrim publik. Ai thekson se qeveria po përjashton qëllimisht DAMEN për t’i hapur rrugë bashkëpunimit me italianët, ndonëse 84% e flotës shqiptare është prodhim i holandezëve.

Sipas tij katër anijet e tipit STAN PATROL 4207, të prodhuara nga DAMEN, janë jashtë funksioni për shkak të mungesës së kontratës së mirëmbajtjes. Vetë Meçollari paralajmëron se kjo lëvizje rrezikon sigurinë detare dhe e kthen Forcën Detare në “viktimë të lojërave politike dhe diplomatike”.

I thoni Vëngut që Kantieri i Pashalimanit ka prodhuar anije ushtarake nga 2008 deri 2014. Po Vëngu t’i përgjigjet pyetjes kush do e bëj riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207, të prodhimit DAMEN? Vëngu i përjashtojë holandezët dhe përfshiu italianët. Anij a që nxori dje Rama në video, P-131 "Iliria" ka 5 vjet nuk i ndizet asnjë llambë në "kroskot" dhe del vetëm për ndonjë foto në radë të Durrësit. Edhe P-132 "Orikut" që i bëri ca riparime në Turqi kur ishte me mision, do t'ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit. Tani i fut dhe merr edhe ca vjetërsira nga Italia, anije 35-vjeçare që Italia i ka nxjerrë nga shërbimi”, shkruan ai.

Në vend të modernizimit, Shqipëria rrezikon të marrë “skrap nga depot e Italisë”. Në vend të zhvillimit teknologjik, Pashalimani po përdoret për fasadë politike. Sipas Meçollarit, nuk bëhet politikë partiake me jetët e njerëzve.

Në çdo doktrinë detare shkruhet "aktiviteti detar është aktivitet me risk të lartë". E ka dhe Kodi ynë Detar të shkruar. Forca Detare i ka argumentuar Ministrisë së Mbrojtjes përse duhet lidhur kontrata e mirëmbajtjes dhe kantierit detar të Pashalimanit me DAMEN. Sepse 84% e investimit kapital në anije të Forcës Detare është prodhim DAMEN. Për këtë arsye në prill 2019 KM Rama i premtoi pronarit të kompanisë në zyrën e tij (isha prezentë) kthimin e DAMEN. Nuk ndryshon politika shtetërore, se doni ju dhe Rama të balanconi raportet e prishura personale ndërkombëtare”, shton ai.

Sot ka pasur një mbledhje të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, ku u firmosën 16 marrëveshje.

Lini një Përgjigje