Anti-Mafia24 Mars 2023, 14:24

Babloku përdor SHISH e Policinë si ‘Gestapo’; po gjurmojnë Arben Ahmetajn pa kërkesën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Babloku përdor SHISH e Policinë si ‘Gestapo’; po
Ahmetaj, Tahiri... dhe Babloku

Mbi ç’bazë ligjore po veprojnë, për llogari të kujt dhe përse nuk depozitohen në SHISH e Polici, raportet e gjurmimit? Por, gjersa në SHISH e Polici nuk ka skedë për subjektin “Arben Ahmetaj”, kujt ia çojnë të dhënat e mbledhura për të, dhe përse veprojnë privatisht, kur SPAK si autoritet i vetëm që e ka nën hetim deputetin Ahmetaj, nuk i ka autorizuar?

Sipas një informacioni konfidencial, prej dhjetorit të 2022, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj vazhdon të gjurmohet e survejohet “non stop” nga agjentë të SHISH e Policisë së Shtetit.

Këtë gjurmim ndaj tij, Drejtori i SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtori i Policisë, Muhamet Rumbullaku, po e kryejnë në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe në shkelje të Kushtetutës.

Sepse së pari, Arben Ahmetaj është ende deputet me imunitet, ndërsa si qytetar i thjeshtë, SHISH nuk e ka subjekt survejimi dhe as Policia e Shtetit, nuk e ka kontigjent për gjurmime në funksion të hetimeve të veta, apo me kërkesë-porosi për llogari të organeve të drejtësisë.

Skandali thellohet me tej, prej faktit se SPAK si organi i vetëm që e ka në proces hetimi, nuk i ka kërkuar Drejtorit të SHISH dhe as Drejtorit të Policisë së Shtetit, të caktojnë grupe agjentësh, për të gjurmuar shtetasin deputet Arben Ahmetaj.

Sepse po të nevojitej gjurmini e survejimi fizik i tij, SPAK do ta realizonte me agjentët e vet si në rastin e Lefter Allës, ndërsa në pamundësi “mbulimi kohor e profesional”, mund të kërkonte gjurmim të përbashkët me SHISH e Policinë.

Por SPAK nuk ka kërkuar gjurmimin e ish-ministrit e deputetit nga SHISH e Policia, madje për këtë skandal, është vënë në dijeni nga agjentë të BKH, të cilët kanë konstatuar se ndaj subjektit nën hetim Arben Ahmetaj, po bëhet gjurmim “non stop” pa kërkesën e SPAK.

Përse po e bëjnë këtë përgjim SHISH e Policia, dhe mbi ç’bazë ligjore po veprojnë?

Për llogari të kujt po e bëjnë dhe a janë depozituar zyrtarisht në SHISH e Polici, raportet që sigurojnë agjentët?

Gjersa në SHISH e Polici nuk ka një skedë për subjektin “Arben Ahmetaj”, ku çohen të dhënat për lëvizjet, takimet dhe filmimet e mbledhura për të; dhe përse veprojnë privatisht, kur SPAK, autoriteti i vetëm që e ka nën hetim deputetin, nuk i ka autorizuar për gjurmim të tij?

Duke ditur, që drejtori i SHISH, Oljan Kanushi dhe Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku janë vegla të Edi Ramës, krijohet përshtypja, se gjurmimi është porositur e urdhëruar prej tij; indicie që e përforcon, reagimi kërcënues i Edi Ramës ndaj Arben Ahmetajt, duke i thënë: - Nëse do bëja rolin e gjyqtarit, do ishte akoma më keq për atë që më udhëzon të mos e bëj këtë rol..

Siç duket, po e gjurmojnë ilegalisht tamam si Gestapo, për llogari të Bablokut./Pamfleti

arben ahmetaj survejimi babloku spak polici shish