Tamam si Babloku, që mbajti të fshehtë emrat e Komitetit Teknik të Ekspertëve të “Covid 19”, ndërkohë që edhe Presidenti Amerikan i bën publik emrat e stafit të tij e jo më Bajrami ynë...
Bëhet fjalë për stafin e Presidentit, mbasi qytetarët nuk kanë informacionin publik, se cili është Drejtori i Kabinetit, Sekretari i Përgjithshëm dhe 11 këshilltarët e rekrutuar nga kreu i shtetit.
Qysh javën e parë të punës, Bajram Begaj shkarkoi stafin e Ilir Metës, duke i zëvendësuar më të tjerë miq të tij, shoqe të gruas e familjarë të krerëve të PS; po prej 9 muajsh po punon me staf ilegal si në luftë, duke mos publikuar emrat dhe CV-të e tyre, paçka se e ka detyrim institucional t’i publikojë në faqen zyrtare të Presidencës.
Rregullorja e Brendshme e Presidencës, detyron presidentin, që nëse ndryshon stafin e afërt kur merr detyrën, brenda 1 muaji duhet të krijojë dhe publikojë stafin e ri me të dhënat personale deri te përbërja familjare dhe aktiviteti i secilit pas shkollimit.
Në faqen zyrtare të Presidencës, te rubrikat “Drejtori i Kabinetit, Sekretari i Përgjithshëm e Këshilltarët”, thuhet se faqet janë në ndërtim”, kur dihet që presidenti e ka krijuar stafin në dy javët e para gushtit 2022.

Kur Bajram Begu, thotë se faqja elektronike është në ndërtim prej 9 muajsh, kjo tingëllon qesharake për institucionin sipëror të shtetit, mbasi edhe kullë sikur të ishte, do ishte ndërtuar më shpejt se 9 muaj e jo publikimi i CV-ve të 13 vartësve.
Ndryshon puna, nëse presidenti nuk po i publikon, për arsye se disa nga anëtarët e stafit kanë probleme me figurën e tyre, ose çështje të hapura me drejtësinë kur kanë qenë në detyra të tjera.
Psh., siç flitet për Drejtorin e Kabinetit, Eduard Seitaj, figuron në dosjet e zeza të rrugëve, energjisë, Rinasit, Porteve Detare Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin dhe licencave të transporteve, kur ishte Sekretar i Ministrisë së Transport-Infrastrukturës me Haxhinaston e LSI.
Edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, Florian Kali, flitet se ka “njolla” pa u futur në kupolën qeveritare të PS, si dhe çështje drejtësie, për zullume të bëra me Mimi Kodhelin, Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në Ministrinë e Mbrojtjes; madje dhe me vetë Bajramin në Shtabin e Ushtrisë.
Është detyrim të publikohen emrat e personave të afërt, me të cilët punon Presidenti i Republikës, mbasi në duart e tyre kalojnë gjithë ligjet, marrëveshjet ndërkombëtare, të dhënat e NATO-s dhe informacionet e Sigurisë Kombëtare./Pamfleti
Lini një Përgjigje