TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Mars 2026, 14:18

Banda e Bashkisë së Durrësit “Sako-Konesha-Dautaj”, komandon dhe zhvat tenderët në Ujësjellësin Rajonal

Shkruar nga Pamfleti
Banda e Bashkisë së Durrësit “Sako-Konesha-Dautaj”,
Dautaj- Sako -Konesha /

Kompania e Munir Koneshës përfiton kontratë 174 milionë lekë nga Ujësjellësi i Durrësit mes akuzave për konflikt interesi dhe lidhje familjare në drejtimin e institucionit...

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka lidhur një kontratë 174 milionë lekë me kompaninë “Amel Invest”, në pronësi të këshilltarit bashkiak socialist Munir Konesha. Rasti ka ngritur dyshime për konflikt interesi, pasi Konesha miraton fondet si anëtar i Këshillit Bashkiak ndërsa kompania e tij përfiton tenderë nga institucioni publik. Çështja bëhet edhe më problematike për shkak të hetimeve dhe dënimeve të mëparshme që lidhen me aktivitetin e kompanisë në tenderë publikë.

Ligji për konfliktin e interesit u ndalon zyrtarëve, të zgjedhurve dhe familjarëve të tyre të përfitojnë fonde dhe pasuri publike, sidomos nga institucionet ku ata bëjnë pjesë.

Por kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe drejtori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, Gerald Dautaj, nuk e përfillin ligjin, duke i dhënë tenderë kompanisë “Amel Invest” sh.p.k., të këshilltarit bashkiak socialist të Durrësit, Munir Konesha.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 9 mars 2026, Ujësjellësi i Durrësit, shoqëri me aksione edhe në vartësi të Bashkisë së Durrësit, ka njoftuar lidhjen e kontratës 174 milionë lekë me kompaninë “Amel Invest” sh.p.k. për blerje materialesh inerte.

Banda e Bashkisë së Durrësit “Sako-Konesha-Dautaj”,

Pronarë të kësaj kompanie janë Munir Konesha, anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit si përfaqësues i PS-së, dhe i biri Aqif Konesha, i dënuar me 1.4 vite burg për mashtrim, falsifikim dhe korrupsion në tenderin e Ujësjellësit të Bulqizës me këtë kompani, ndërkohë që janë hetuar edhe për të njëjtat vepra penale në disa tenderë të tjerë dhe në aktivitetin e nxjerrjes dhe shitjes së kromit.

Por kjo njollë penale nuk e ka penguar Emiriana Sakon dhe PS-në ta përfshijnë Munir Koneshën nga Bulqiza në listën e këshilltarëve të Bashkisë së Durrësit dhe t’i japin shumë tenderë, me rekord 45 tenderë vetëm në Ujësjellës-Kanalizime Durrës, fondet e të cilëve ai i miraton edhe si këshilltar bashkiak.

Kompania “Amel Invest” sh.p.k. më parë është emërtuar “2AF Albania Group” dhe “2AF Company”, por pas disa hetimeve Munir Konesha dhe i biri Aqif Konesha ia ndryshuan emrin, për herë të tretë më 14 gusht 2025, duke e quajtur “Amel Invest”.

Banda e Bashkisë së Durrësit “Sako-Konesha-Dautaj”,

Në datat 15 nëntor 2023 dhe 29 nëntor 2023, pas procedimit penal nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme për mashtrimin, falsifikimin dhe korrupsionin në tenderin 3.2 milionë euro të Ujësjellësit të Bulqizës, Munir Konesha dhe i biri ia dhuruan aksionet nuses Xhuljeta Konesha.

Faktikisht kompaninë vazhdon ta administrojë këshilltari socialist dhe ish-pronari Munir Konesha, por ndryshimi i emrit dhe transferimi i aksioneve u bë me qëllim që të mos pengoheshin për të marrë tenderë, si kompani me dosje penale për mashtrime, falsifikime dhe abuzime në tenderë.

Me këtë maskim, Emiriana Sako dhe vartësi i saj, drejtori i Ujësjellësit Durrës, Gerald Dautaj, po i japin kompanisë së këshilltarit bashkiak socialist Munir Konesha shumicën e tenderëve.

Madje në ujësjellës Munir Konesha ka marrë tenderë bashkë me kompaninë “Ideal Construction and Projektion”, në pronësi të Alban Dautaj, vëllai i drejtorit të Ujësjellësit Durrës, Gerald Dautaj, dhe bashkëpunëtor në transaksione biznesi me bizneset e bashkëshortit të Emiriana Sakos.

Pra nuk flitet vetëm për shkelje të ligjit për konfliktin e interesave, por për një skemë të organizuar mes drejtuesve të Bashkisë së Durrësit dhe kompanive private që marrin tenderë në Ujësjellësin e Durrësit, disa prej tyre të sajuar apo të përsëritur për të njëjtat shërbime, investime dhe blerje materialesh që nuk kryhen realisht./Pamfleti

 

munir konesha gerald dautaj emirjana sako

Lini një Përgjigje