Nuk është pa lidhje, fakti që në biznesin e një grupi kriminal, është punësuar “menaxher kafeneje” me pagë mujore 30 mijë lekë, një nga figurat e njohura të botës së krimit, që ka qarkulluar miliona nga vrasjet me pagesë, presinet ndaj bizneseve, pengmarrjet e trafiqet...
Eksponenti i krimit, Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”, i ka shpëtuar arrestimit, mbasi siç po thuhet, zyrtarë të policisë, dekonspiruan operacionin e SPAK, BKH, FNSH dhe agjencive partnere ndërkombëtare, dhe megjithëse kishte një dosje të madhe me aktivitet kriminal, ai nuk ishte prekur prej kohësh.
Madje, dokumenti që po publikon “Pamfleti”, dëshmon se ai merrej me biznese në Vlorë, maskuar si i punësuar “menaxher Bar-kafe”; pjesë e rrjetit të një firme shërbimesh hoteleri, restorante, agjenci turistike, transport udhëtarësh, agjenci imobiliare, materiale ndërtimi etj., në zotërim të personazheve të skeduar nga drejtësia në Shqipëri e Itali.
Bëhet fjalë për firmën “Spacca Napoli”, me adresë: Lagjja “Hajro Çakeri”-Vlorë, krijuar më 26 tetor 2018 nga Armalindo Petritaj me 25% dhe shtetasit italianë Antonio Napolano me 19%, Gennaro Canterini me 19%, Fabio Amabile me 19% e Giuseppe Schiano Visconte me 18%.

Sipas raporteve të Policisë, SHISH e Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave, prapa aktivitetit të biznesit me emrin “Spacca Napoli” në Vlorë, qëndrojnë Artur Shehu e Pëllumb Petritaj, grabitësit e 600 hektarëve toka në Vlorë.
Ortaku kryesor është Amarildo Petritaj, djali i të mirënjohurit Pëllumb Petritaj, i arrestuar disa herë dhe i dënuar, ndërsa 4 ortakët italianë, sipas informacioneve, rezultojnë të jenë pjesë e grupit të Artur Shehut e Pëllumb Petritajt në aktivitetet e bixhozit, grabitjes së tokave e trafiqeve.
Nuk është rastësore e pa lidhje, fakti që në biznesin e një grupi me aktivitete kriminale, është punësuar “menaxher kafeneje” me pagë mujore 30 mijë lekë, një nga figurat njohura të botës së krimit, që ka qarkulluar miliona nga vrasjet me pagesë, presionet ndaj bizneseve, pengmarrjet e trafiqet.
Firma “Spacca Napoli”, megjithëse në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është regjistruar qysh me 26 tetor 2018, me Nipt: L87226204G dhe e ushtron aktivitet prej 8 vitesh, nuk figuron si subjekt në regjistrat tatimore..
Tatimorët e Vlorës, kanë lejuar që ky biznes, të ushtrojë aktivitet nën maskën e subjektit “Person Fizik- Armalindo Pëllumb Petritaj”, me Nipt: L96917201D; subjekt ku figuron i punësuar “i forti” i Vlorës, Inez Hajrulla dhe të gjithë punojësit, që faktikisht operojnë në aktivitetin e firmës “Spacca Napoli” në Vlorë./Pamfleti
Lini një Përgjigje