TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Nëntor 2025, 21:43

Bankers “ha kokat” e zyrtarëve të lartë shtetërorë, SPAK hetime për 8 vepra penale!

Shkruar nga Pamfleti

Bankers “ha kokat” e zyrtarëve të lartë

SPAK zbulon detaje mbi hetimet për “Bankers Petroleum”

Hetimet për “Bankers Petroleum” duket se janë shtrirë te nivelet shtetërore. SPAK pak kohë më parë mori dosjen nga Prokuroria e Fierit, e cila arrestoi kreun kinez dhe ish-drejtorin (tani i liruar). Por për prokurorët e posaçëm shkeljet shkojnë deri te nivelet më të larta.

Pak ditë më parë u bë me dije se SPAK ka sekuestruar nga Ministria e Financave dosjen mbi faljen e gjobës 120 milionë euro. Por duket se hetimet shtrihen edhe në Tatime dhe në sektorë të tjerë, që kanë patur përgjegjësi për aferat që ndodhnin te Bankers.

SPAK ka publikuar sot regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve për muajin tetor, ku ka dhënë përgjigje dhe mbi veprat penale mbi të cilët po hetohet afera “Bankers”. Sipas dokumentit, është regjistruar procedim penal për plot 8 vepra penale:

1- “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”;

2- “Fshehja e të ardhurave”;

3- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

4- “Shpërdorimi i detyrës”;

5- “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”;

6-“Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”;

7- “Grupi i strukturuar kriminal”;

8- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 181/a, 287, 28, 260, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal".

Pra janë 3 vepra të reja, pasi Prokuroria e Fierit kishte regjistruar procedim për: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Bie në sy vepra “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Pra do të thotë se SPAK po heton pushtetarët që janë përfshirë në afera me kinezët. Po ashtu kemi hetim për grup të strukturuar kriminal.

Më 3 korrik Porkuroria e Fierit bastisi zyrat e Bankers. Me vendim të Gjykatës së Fierit u lëshuan 14 masa sigurie

Hetimi që çoi në këtë operacion u zhvillua për një periudhë 6-mujore, pas referimit të materialeve nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Sipas Prokurorisë së Fierit, hetimi është kryer me metoda proaktive dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat tatimore dhe policore.

Sipas Prokurorisë së Fierit, “Bankers Petroleum” dyshohet se gjatë gjithë periudhës 20-vjeçare të aktivitetit të saj ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, me qëllim që në bilancet vjetore të rezultonte me humbje. Kjo skemë i ka mundësuar kompanisë të shmangë pagesën e tatim-fitimit, ndërkohë që ka përfituar rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit miliona lekë dëm.

Mashtrimi është realizuar, sipas hetimeve, me ndihmën e individëve dhe shoqërive kontraktuese, përmes dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve financiare të dyshimta, të kryera me operatorë dhe individë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa më 4 tetor dosja kaloi në SPAK. /Pamfleti

8 Komente

  1. T
    Toni Karavidhja

    Tani zbulohet e verteta që, ish qeveritarët e qeveritarët e sotem grusht bashkuar edhe me mediat e tyre per te mbuluar pislleqet e veta bejne zhurme për ata të shkrete qe merren me nje dore canabis e gerthasin na mbyten kriminelat. Na nxorre bojen e na vjen turp të themi jemi Shqiptarë kur na pyesin, nga je.

    1. V
      Valbona

      Te gjithe duhen denuar edhe drogaxhinjte edhe hajdutet politikane bashke me mediat e tyre. Drogaxhinjte jane te lidhur me politikanet. Kjo qeveri eshte shume e korruptuar duke filluar nga kreu i tyre qe nderton kullat dhe vilat ne kurriz te njerezve te ndershem

    2. T
      Tirane

      Kjo me naften dhe ajo me minierat dhe mineralet jane nder vjedhjet me te renda qe jane bere qe nga 1991. Pa pyetni pak edhe gjatoshin pallosh te Surrelit, pyetni çu be me pusin e famshem te Shpiragut qe sipas gjatoshit pallosh, shqiptaret nga ai puse nafte so te beheshin te sterpasur. Kto vjedhje jane bere me bekimin e Nanos, Berishes, Metes, Bashes e Ramutit. Keta kane pjesen me te majme te ketyre parave.

      1. D
        Dashi boci

        Mashtrimi është realizuar, sipas hetimeve, me ndihmën e individëve dhe shoqërive kontraktuese, përmes dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve financiare të dyshimta, të kryera me operatorë dhe individë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Cilet jane keta?

        1. R
          R

          Nje vend pa prona te i zoti, nje vend pa liri mediatike, nje vend me arsim te shkateruar, me mjekesi hajdute me zyrtare kurva e kurvare , polici ne sherbim te krimit. O zot ku po shkojme. Dhe te gjitha keto me nje arogance e papergjegjshmeri skandaloze te Rames, Berishes e Metes. Kur do ndergjegjesoheni o shqiptare. Patronazhiste si zeqineja me shoke e spirobucja nuk mendojne per te arthmen. Duhet njerezit punetore e populli shqiptar ti flake tutje qelbesirat Ps e Pd. Mjaft na perdhosen.

          1. T
            Tarrasi

            Me vjen ndot we punoj ne nje organizate te strukturuar kriminale!

            1. L
              L. Ç.

              Nepër burgje futin çunat që i kapin me një cigare marihuane. Dhe i kalbin brenda për nje cigare. Kurse keta ajdutet më te medhenj te taksave te qytetarëve shqiptar i lene jashtë te kapardisen. O zot vere dore ne ky popull i vojtur. I vjedhur. Jepi dënimin më të llahtarshem ketyre ajdutëve me kollare.

              1. B
                Besniku

                InshaAllah dashtë Allahu ju vjen hakut, vetëm i Drejti , Drejtësia e Tij Gjykimi i Tij dhe Ndëshkimi i rreptë i Tij u jep atë që meritojnë , atë që i kanë bërë këtij populli. S'kanë lënë strukturë të shtetit pa masakruar, pa shkatërruar, veprat e tyre tregojnë se këta janë armiq të këtij populli dhe të këtij vëndi.

              Lini një Përgjigje