TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Tetor 2025, 14:18

Diamanti 6 mijë euro në dorën e Brunilda Mersinit, simbol i arrogancës së pushtetit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Diamanti 6 mijë euro në dorën e  Brunilda Mersinit, simbol i
Brunilda Mersini, kandidate e socialistëve në bashkinë e Vlorës /

Nga Vlora e Ali Asllanit te Vlora e bizhuve të pushtetit…

Nga byzylyku prej 6,895 eurosh te strukturat që i hapin rrugën në Bashkinë e Vlorës; kandidatura e Brunilda Mersinit shfaqet si simbol i arrogancës së re socialiste dhe i kapjes totale të pushtetit lokal.

Në Vlorën e rrugëve të amortizuara, të papunësisë dhe të shërbimeve publike të degraduara, kandidatura e Brunilda Mersinit për Bashkinë është bërë shembulli më i qartë i shkëputjes mes elitës politike dhe qytetarëve.
Në një qytet ku shumë familje mbijetojnë me paga minimale, kandidatja e Partisë Socialiste shfaqet në publik me një byzylyk diamanti prej 6,895 eurosh; një simbol i shndritshëm i arrogancës së pushtetit dhe i varfërisë morale që e shoqëron.

Diamanti 6 mijë euro në dorën e  Brunilda Mersinit, simbol i

Ky nuk është më luks personal. Është mesazh politik. Një mesazh që thotë: “ne nuk jetojmë si ju, por ju do të na votoni përsëri”.
Në një kohë krize ekonomike, ku qytetarët mezi mbulojnë faturat bazike, një figurë politike që mban në dorë një pasuri që barazohet me pagat vjetore të disa punëtorëve, tregon se pushteti në Shqipëri nuk është më shërbim publik, por ekspozitë pasurie.

Një kandidate e “organizuar” për një pushtet të kapur
Siç e konsideroi “Pamfleti” në artikullin e datës 20 tetor, Mersini nuk është një kandidate e zakonshme, por produkt i një strukture të organizuar që operon brenda Partisë Socialiste dhe bashkive, ku emërimet, tenderat dhe fushatat financohen përmes rrjeteve të lidhura me interesa të errëta biznesi dhe politike.
Raporti tregon se kandidatura e saj nuk është socialiste, por e mbështetur nga një rrjet që garanton kontrollin e fondeve publike përmes njerëzve të bindur, që zbatojnë urdhra nga lart pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarit.

Në këtë kuptim, Mersini nuk është një individ, por një hallkë në zinxhirin e kapjes së pushtetit lokal. Ajo është “fytyra e butë” e një sistemi që funksionon përmes korrupsionit, nepotizmit dhe shfaqjeve të luksit për të mbuluar varfërinë reale të qytetarëve.

Diamanti që ndriçon errësirën morale
Një byzylyk diamanti në kyçin e dorës së një politike që ka braktisur qytetarin, është si një dritë cinike që bie mbi fytyrën e mjerimit.
Në një vend ku në spitale mungojnë ilaçet, ku fëmijët mësojnë në shkolla të rrënuara dhe ku pensionistët jetojnë me më pak se 200 euro në muaj, një kandidate që shfaqet si “ikonë elegance” nuk përfaqëson shpresë, por përçmim.

Pyetja nuk është më “sa i bukur është diamanti”, por “sa i pastër është burimi i pasurisë që e solli atë aty”.
Nëse pasuria dhe pushteti përplasen mbi trupin e një qyteti të varfër, atëherë ky nuk është më dekor, por provë e një sistemi që nuk ka as moral dhe as turp.

Vlora, dikur qyteti i ideve dhe i guximit qytetar, është shndërruar sot në laboratorin e kapjes së pushtetit, ku të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit më të heshtur, dhe kandidatët politikë më të shkëputur se kurrë nga realiteti.
Brunilda Mersini është thjesht simboli më i fundit i kësaj fasade: diamanti i rremë i një politike që ndriçon nga jashtë dhe kalbet nga brenda./Pamfleti

brunilda mersini diamanti arroganca e pushtetit

6 Komente

  1. S
    Stasi

    I lumte per sa kohe leshkot e Valones e kane mburje qe votojne zhapijt e Ed Rames 4.

    1. A
      Anjeza

      Vodhi sa deshi në spitalin e Vlorës që për një vënde pune kërkonte 5000 euro merre me mëndë sa do kërkojë tani në badhki ,kjo është simboli më koruptuari i Vlorës bravo PS !

      1. K
        KAMBER METAJ

        I KE THAR PIKĒ I THEMI NE NGA LABERIA

        1. T
          Tërbacioti

          Populli i Vlorës këtë person meriton. Imagjinoni të të ngelet fati i fëmijëve tanë nga vota e Kamber Metës , dhe shumë Kamberëve që kanë ngelur në Vlorë.

          1. V
            Vlora

            Kandidature e kesaj lloji personazhi eshte turpi me i madh qe i eshte bere qytetit te Vlores por e kuptueshme persa kohe qyteti (dhe gjithi shteti) i eshte dorezuar kriminelave te 97 qe po lulezojne edhe nje here por ne forma me te sofistikuara duke qendruar ne hije te perfaqesuesve te qeverise. Jam pa fjale ku kemi arritur…

            1. F
              Feti Dema

              Kush bën transparente një statistikë? Sa gra lindnin 'normalisht' dhe sa me ndërhyrje 'kirurgjikale' në sistemin monist? Dhe si qëndron ky raport pas vitit 1992 e deri më sot? Kush është roli i mjekëve dhe drejtorëve të spitaleve publike dhe private dhe a lidhet kjo me korrupsionin?

              Lini një Përgjigje