Pas marrëveshjes së Behgjet Pacollit me rrjetin offshore “Compartment Bernina”, qeveria shqiptare hesht për një aferë që rrezikon sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me SHBA e NATO, ndërsa komisionet parlamentare janë në gjumë...
Faktet kanë treguar se pas çdo projekti koncesioni, edhe në sektorët strategjikë të sigurisë, që kryeministri Edi Rama i ka shpallur si “zhvillime me standarde europiane”, qëndrojnë qarqe mafioze dhe grupe oligarkike me origjinë turke, ruse, serbe, arabe e kineze. Nuk është rastësi që edhe pas koncesionit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), kanë dalë të dhëna për financime offshore ruse, të depërtuara përmes marrëveshjes së huaj që ka lidhur Behgjet Pacolli.

Kjo marrëveshje është nënshkruar më 26 mars 2025, mes Pacollit, në emër të kompanisë së tij “MABCO Construction S.A.”, dhe Bart Turtelboom, përfaqësues i kompanisë “Delphos Securities SARL”, që është menaxhere financimesh ruse, pjesë e grupit të kompanive “Compartment Bernina”.
Heshtja e Ramës, heshtje që dikton frikë
Edhe pse qeveria përballet me fakte që tregojnë se Pacolli ka lënë koncesionin dhe Aeroportin e Vlorës peng te qarqet ruse, kryeministri Edi Rama nuk ka dalë të sqarojë skandalin, që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe partneritetin me SHBA e NATO.
Heshtja e Ramës ka diktuar edhe heshtjen e Kuvendit, që ka miratuar kontratën koncesionare dhe i ka hapur rrugën qeverisë për ta dhënë aeroportin kompanive “MABCO Construction SA”, “YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi” dhe “2A Group”.
Përgjegjësia e qeverisë është e qartë: fillimisht, Rama lejoi që kompania turke t’i shiste Pacollit 40% të aksioneve për vetëm 4,450 euro. Më pas, Pacolli ia shiti kompanisë kosovare “2A Group” 47% të aksioneve për 4,700 euro, por pa e pasqyruar në ekstraktin e QKB-së, derisa mori 100 milionë euro hua nga grupi offshore rus.
Sipas ligjit, çdo transferim aksionesh dhe marrje huaje që përfshin asetet e koncesionit si tokë, objekte dhe të drejta shfrytëzimi, duhet të miratohet nga qeveria. Por në rastin e Aeroportit të Vlorës, Rama ka lejuar që Pacolli të bëjë shitje aksionesh dhe huamarrje me fonde të dyshimta, duke rrezikuar kontrollin e një infrastrukture strategjike të vendit.
Komisioni parlamentar “në gjumë” ndaj kapitaleve ruse
Për të parandaluar ndërhyrjen financiare ruse, vetë Edi Rama krijoi një komision parlamentar. Por ky komision nuk është mbledhur asnjëherë për të kërkuar hetim mbi përfshirjen e kapitalit rus në projektin e Aeroportit të Vlorës.
Më 17 tetor 2025, Gjykata e Tiranës bllokoi vendimmarrjen e Asamblesë së kompanisë “Vlora International Airport-VIA”, të parashikuar për 20 tetor, pas një padie nga ortaku “2A Group”, që pretendon konflikt aksionesh me Pacollin. Megjithatë, kjo nuk është më një çështje civile. Është një alarm kombëtar që tregon se një aset strategjik, si aeroporti i dytë ndërkombëtar i vendit, mund të përfundojë nën ndikim të kapitalit rus dhe qeveria shqiptare po mban një heshtje që vlen më shumë se çdo pranim fajësie.
Në këtë situatë, SPAK nuk reagon, parlamenti fle dhe Rama bën sikur s’ka dëgjuar gjë. Heshtja e tij është prova më e fortë se skandalet nuk janë aksidente politike, por pjesë e një sistemi që ai vetë ka ndërtuar./Pamfleti
Pacolli wshte njeri i sigurimeve shteterore serbo ruse. Fillimisht si truproje e Titos ai ka qene njeri i sherbimit sekret te UDBse. Pastaj me ramjen e jugosllavise, Behgjeti eshte bere afjent i KGBse ruse. Ruset dhe Millosheviqi kane tentuare qe Behgjetin ta instalojne ne Kosove si drejtues ne syniminne tyre per ta mbajt nen kontroll Kosoven por ky synim serborus ne Kosove ka deshtuar. Shqiperia eshte dasht te analozoj me mire Pacollin dhe ta frenoj. Sepse Pacolli asnje investim te hajrit per Kosove nuk e ka bere kurre. Kjo sepse parate qe zoteron Pacolli jane thjesht para ruse qe komandohen nga ruset. Rama ka pergjegjesi sepse Shqiperia eshte shtet dhe ka pas gjithe mekanizmat shteteror per ta skanuar Behgjetin dhe aktiviteet e tij biznesore. Ky "naivitet" i Rames duhet te ndeshkohet, pergjegjesia eshte e Rames.
das sind nur Idioten, auch der Neffe von Recep Pacolli, Valon Ademi, eine sehr dumm. Der Gesellschafter Vertrag hat Nichts damit zutun, mit einer Baugenehmigung, Vermessung und Geologischen Gutachten, auch nicht mit einer Betriebsgenehmigung. Die Kosovaren Mafia mach Tausendfach mit Hotels, Appartmenthäuser solche Mafia Dokumente und o 20 Jahren schon
Recep Pacolli, sein Neffe Valon Ademi, sind totale Vollidioten.