Anti-Mafia16 Mars 2023, 11:03

Durrës/ Emiriana Sako, 480 milionë lekë tender për drutë e zjarrit në shkolla... në fund të marsit

Shkruar nga Pamfleti
Durrës/ Emiriana Sako, 480 milionë lekë tender për
Emiriana Sako

Zgjedhje e vjedhje/ Një javë më parë, kryebashkiakja që po zhvat taksat e durrsakëve dhe fondet që i jep shteti, i dha 1.1 milionë milion Euro hajdutit Lenc Gjikuria, për gjoja rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës, por pas tenderit i ka shtyrë punimet në muajin korrik...

Një tjetër tender fiktiv, tregon se Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, nuk po ndalet në aferat e saj korruptive me fondet e shtetit dhe të ardhurat prej taksave, duke i përlarë në bashkëveprim me një grup firmash klienteliste që ka rreth vetes.

Tenderi 480 milionë lekë me TVSH, ka objekt blerje dru zjarri e lëndë pelet për ngrohje në shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, shpallur nga kryetarja e Emiriana Sako për llogari të Qendrës Ekonomike të Arsimit në Durrës, që është institucion në vartësi të Bashkisë.

Durrës/ Emiriana Sako, 480 milionë lekë tender për

Drutë e zjarrit dhe lënda pelet, duhej të ishin blerë e shpërndarë qysh në fillim të muajit nëntor 2022, kur filloi dimri, madje në 2 mbledhje të Këshillit Bashkiak- Durrës gjatë muajve nëntor-dhjetor, kryetarja Sako e shpërfilli kërkesën e këshilltarëve.

Gjatë muajve nëntor- mars, ajo la shkollat e kopshtet pa dru zjarri, duke detyruar prindërit të blinin pajisje ngrohëse, madje në disa shkolla të Durrësit e të njësive administrative, prindërit blinin dhe çonin vetë dru e thasë me pelet.

Ndërsa tani që dimri doli dhe nxënësit e fëmijët nuk kanë nevojë për ngrohje, kryebashkiakja Emiriana Sako ka shpallur tenderin me vlerë 480 milionë lekë, madje si procedurë me emergjencë zhvillimi më 23 mars 2023.

Çudi tjetër, është fakti se koha e zbatimit të kontratës do jetë me afat 150 ditë, që rezulton se është krejt stina e verës prill- gusht, kur të “përvëlon” vapa dhe nuk ka nevojë për ngrohje në shkolla, madje edhe po të ishte dimër, nxënësit janë pushim në muajt qershor- gusht.

Por siç duket, ky tender që po bëhet para zgjedhjeve lokale, do “ngrohë” xhepin e kryebashkiakes Emiriana Sako dhe klientit të saj që do t’i jepet tenderi, duke bërë letra gjoja të furnizimit me dru zjarri, siç veproi në vitet 2021-2022, me letrat false të tenderëve 430 milionë e 510 milionë lekë. 

Një javë më parë, kryebashkiakja që po zhvat taksat e durrsakëve dhe fondet që i jep shteti, i dha 1.1 milionë milion Euro hajdutit Lenc Gjikuria, për gjoja rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës, por pas tenderit i ka shtyrë punimet në muajin qershor, që do thotë se do bëhen ca bojatisje dhe letrat false të punimeve./Pamfleti

 

emiriana sako drutë e zjarrit shkollat e durrësit