Anti-Mafia15 Mars 2023, 12:42

Policia do blejë fishekë e armatime nga personi “B”, Dorjan Duçka, ‘këshilltari pa pagesë’ i Kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti
Policia do blejë fishekë e armatime nga personi “B”,
Dorjan Duçka, "këshilltari pa para" i Edi Ramës dhe Shkelzeni i Saliut

Dy ditë para shpalljes në Buletinin e APP, te Drejtoria e Policisë, janë dorëzuar aplikimet nga 2 kompanitë “Sparta International” e “Apollo Defense International” me diferencë ofertash 100 mijë lekë; të cilat i ka në administrim Elton Lilaj, vëllai i gruas së Dorjan Duçkës, në ortakëri me shtetasin rus Denis Valerievitch Kozlov dhe shtetasin arab Adel-Henry Nuseibeh

Personi “B” Dorjan Duçka, i skeduar në dosjen e FBI “Rama- McGonigal- Neza” si pazarxhi koncesionesh e korrier milionash, ka marrë nga qeveria e policia shqiptare, licencë për 2 kompani import- eksport e shitje armësh, në ortakëri me shtetasin rus Denis Valerievitch Kozlov.

Më 13 mars 2022, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka shpallur një tender me 2 Lote, për blerje  fishekësh të llojit “5.56 x 45 mm” dhe pajisje të tjera armatimi policor; tender që do bëhet më 7 prill 2023, me vlerë totale 300 milionë lekë me TVSH.

Policia do blejë fishekë e armatime nga personi “B”,

Sipas informacionit që na ka ardhur nga burime brenda Policisë së Shtetit, ky tender është sajuar qëllimisht, për t’i dhënë milionat Dorjan  Duçkës e ortakut të tij rus Denis Valerievitch Kozlov, të cilin e ka bërë pjesë të grupit “Rama- McGonigal- Neza”.

Së pari, tenderi është sajuar, mbasi policia i ka depot plot me fishekë e armatime në Mullet e çdo komisariat, blerë nga ish-drejtori Ardi Veliu, nëpërmjet kompanisë “D&E” të mikut të tij Ismail Kadiu nga Vlora, me të cilin vodhën 10 milionë Euro në tenderin e uniformave policore.     

Së dyti, 2 ditë para shpalljes së tenderit në Buletinin e APP, te sektori i prokurimeve të policisë, janë dorëzuar aplikimet me dokumente shkresore e elektronike për të 2 Lotet, nga 2 kompanitë “Sparta International” dhe “Apollo Defense International” me diferencë ofertash 100 mijë lekë.

Mirëpo këto dy kompani gjoja rivale në tenderin 300 milionë lekë blerje fishekësh e pajisjesh policore, i ka në administrim Elton Lilaj, vëllai i gruas së Dorjan Duçkës, në ortakëri me shtetasin rus Denis Valerievitch Kozlov dhe shtetasin arab Adel-Henry Nuseibeh.

Sektori i prokurimeve në Policinë e Shtetit, jo vetëm që i ka pranuar aplikimet e 2 bizneseve ushtarake të Dorjan Duçkës, por në njoftimin e tenderit nuk ka vendosur kriterin ligjor mbi 5 vite aktivitet në tregun ushtarak dhe përvojë në import-eksport armatimesh me vendet e NATO, kur dy kompanitë e Duçkës janë krijuar më 1 mars e 4 mars 2022 dhe nuk kanë aktivitet.

Për t’i dhënë 300 milionë lekë Dorjan Duçkës, 1 muaj para zgjedhjeve lokale, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, ka bërë këtë sqarim: Tenderi zhvillohet në zbatim të nenit 25 të Ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Neni 25 thotë: - “Në procedurën e kufizuar, mund të kërkojë të marrë pjesë çdo operator ekonomik, fizik ose juridik, por të drejtën për të paraqitur 1 ofertë, e kanë vetëm ata operatorë ekonomikë, të cilët përzgjidhen dhe ftohen për këtë qëllim nga autoriteti kontraktor”.

Pra, nuk ka garë, por negocim paraprak, që është paracaktim i fituesit, ajo kompani që do pranojë e përzgjedh drejtuesi i policisë së shtetit, konkretisht 1 nga kompanitë e Dorian Duçkës, të cilave u është pranuar aplikimi 2 ditë para shpalljes së tenderit e jashtë kritereve ligjore./Pamfleti   

dorjan duçka personi \'b\' policia blerje fishekësh kryeministri