Anti-Mafia14 Mars 2023, 12:42

A do ta shporrë Vettingu trafikantin Ermir Gërxhani, kryepolic në Kuçovë? Apo do ta shpëtojnë përsëri milionat e Salillarit?

Shkruar nga Pamfleti
A do ta shporrë Vettingu trafikantin Ermir Gërxhani, kryepolic në
Ermir Gërxhani, shef i komisariatit të policisë në Kuçovë

Në vetting do jenë përfaqësues të FBI e EUROPOL/ Në çdo aspekt, krye komisari Ermir Gërxhani është “blozë”: me skedë penale si kultivues droge; i përjashtuar nga policia; i lidhur me grupe kriminale; me familjarë të përfshirë në krime dhe dalje disa herë jashtë Shqipërisë si transportues droge e klandestinësh, ndërsa gradën e ka marrë me letra false

Më 10 mars, në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, dalë me ultimatum të FBI e EUROPOL, ka nisur vettingu për 300 drejtues policie, ndër ta edhe 12 drejtorë qarqesh e 96 shefa komisariatesh të rretheve e shërbimeve speciale.

Mes shefave që do kalojnë në proces vettingu është dhe Ermir Gërxhani, prej disa muajsh me detyrë Shef Komisariati në Kuçovë, i cili përveç vetë-deklarimit, do hetohet në çdo aspekt.

Kryepolici i Kuçovës, Ermir Gërxhani ishte shef komisariati në Përmet deri më 4 prill 2017, kur u shkarkua e përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit, sepse u kap në flagrancë me 11.6 ton drogë në një magazinë të tij në Piskovë të Përmetit e me 12 parcela të mbjella.

Nga burgu e shpëtoi miku i familjes dhe “tutori” i tij, oligarku Pëllumb Salillari, duke arritur t’i pezullonte e linte në harresë, çështjen penale me marifetin e çeqeve, që Salillari e ka kthyer në “mjeshtëri”, qysh kur mbylli dosjen e tij si përdhunues në Urën Vajgurore, me çeqe te Ilir Meta.

Pas 4 vitesh jashtë policisë e i punësuar shef rojesh te firma “Salillari”; në qershor 2021, trafikanti Ermir Gërxhani u rikthye në polici, pas një pazari me banesë e makinë të re, që Pëllumb Salillari i dhuroi ish- drejtorit Ardi Veliu, i cili i dha gradën krye komisar brenda ditës.

Tani, po me milionat e oligarkut Pëllumb Salillari, trafikanti Ermir Gërxhani është emëruar Shef Komisariati në Kuçovë; ku ashtu si në Përmet, fuqinë e detyrës po e përdor për kultivim-trafikimin e drogës me bandat lokale dhe fisin “Salillari”, ndërsa vartësit nuk veprojnë nga frika.

Sipas informacionit, krye komisari i Kuçovës, Ermir Gërxhani e ka marrë formularin e vettingut, dhe në bazë të ligjit duhet të deklarojë të dhëna të detajuara për figurën e aktivitetin personal.

Duhet të deklarojë të dhëna për figurën penale; integritetin në detyrë; për pasuritë dhe burimin e tyre; për udhëtimet jashtë shtetit; për përfshirjen e të afërmve familjarë e krushqi në veprimtari kriminale; dhe nëse kanë apo jo lidhje me persona të botës së krimit.

Ndërsa komisioni i posaçëm i vettingut, që ka krijuar Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do bëjë hetimin e të dhënave të deklaruara prej tij në formular, vlerësimin profesional gjatë detyrave të kryera, si dhe do verifikohet ligjshmëria e marrjes së gradave.

Në të çdo aspekt të vettingut, krye komisari Ermir Gërxhani është “blozë”, me skedë penale si kultivues droge; i përjashtuar nga policia; i lidhur me grupe kriminale; me dalje të shumta jashtë Shqipërisë si transportues droge e klandestinësh, ndërsa gradën e ka marrë me letra false.

Pyetje: - A do ta shporrë vettingu trafikantin Ermir Gërxhani, Shef Komisariati në Kuçovë?

Ndoshta, do ta shpëtojnë përsëri milionat që do hedh oligarku Pëllumb Salillari, te shefat në polici, ministri e qeveri, ose te mafiozi Ardi Veliu, që për koincidencë është emëruar Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe do drejtojë vettingun në polici.

P.S/ Vëzhgues në vettingun policor, do jenë përfaqësues të FBI e EUROPOL, me mision për të pastruar policinë nga drejtuesit e korruptuar dhe të lidhur me grupet kriminale./Pamfleti 

 

vettingu në polici ermir gërxhani pëllumb salillari