TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Maj 2023, 12:09

Koncerti i 6-të i Bablokut te Rruga e Arbrit, i shtati në Maj 2025 dhe 120 milionë Euro shtesë

Shkruar nga Pamfleti
Koncerti i 6-të i Bablokut te Rruga e Arbrit, i shtati në Maj 2025 dhe
Koncertet e Edi Ramës te Rruga e Arbrit

Më 3 maj 2023, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve të lokale, kryeministri shkoi dhe inauguroi segmentin Plan i Bardhë- Qafë Buall, ku gjëmoi përsëri kënga e vallja dibrane, aq sa krijohet përshtypja, se më shumë koncerte ka bërë Babloku te “Rruga  e Arbrit” se sa gjithë Ansambli Popullor

Me përurimin e çdo 10 kilometër rrugë, të çdo tuneli e ure te “Rruga e Arbrit”, Edi Rama na kujton ata rrobaqepësit e mashtrues para vitit 1990, që i thërrisnin klientët çdo 2 javë, për të bërë provat.

Të njëjtin mashtrim, Babloku e përsëriti më 3 maj 2023 për afatin e “Rrugës së Arbrit”, ku shkoi për të inauguruar me këngë e valle, përfundimin e segmentit rrugor Plani i Bardhë-Qafë Buall.

Sa herë që mbaron një pjesë apo vepër arti e rrugës, kryeministri Rama merr me vete edhe Belindën, urdhëron Fugën të çojë kamerat, porosit Ulsiun e Imer Lalën të çojë administratën dhe të bëjnë gati grupin folkorik të Dibrës, për ta pritur  me këngë e valle.

Por paçka se populli i Dibrës, këndon si “bilbil” sa herë shkon udhëheqësi i partisë e qeverisë, Babloku dhe oligarku i tij Rrok Gjoka nuk po e përfundojnë “Rrugën e Arbrit”, megjithëse afati ishte në muajin mars 2021 dhe janë shtuar edhe 110 milionë Euro mbi vlerën e kontratës.

Mirëpo Babloku premton, zvarrit e mashtron prej 5 vitesh, ndërsa çdo prag zgjedhjesh kur përfundon ndonjë pjesë e rrugës apo gjysmë tuneli, skarpate e ure, ai shkon e inauguron me koncerte popullore dhe me premtimin se rruga do përfundojë shumë shpejt. 

Koncertin e parë te “Rruga e Arbrit”, Babloku e ka organizuar më 17 qershor 2018, pranë një tufe me makineri të rënda e fasadë projektin “3D”, kur inauguroi fillimin e punimeve dhe përqafoi ndërtuesin mashtrues Rrok Gjoka.

Koncertin e dytë, Babloku e ka organizuar më 28 prill 2020, kur inauguroi Urën e Vashës, me hyrje përballë faqes së malit, ku nuk ishte hapur tuneli, për të cilin tha se do hapet shpejt.

Koncertin e tretë e organizoi më 14 prill 2021, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare, kur inauguroi tunelin nr. 3, por pa filluar tunelet nr. 1 e 2, për të cilët tha se ka vështirësi gjeologjike dhe i shtoi 24 milionë Euro Rrok Gjokës, ndërsa populli i Dibrës hidhte valle i lumtur.

Koncertin e katërt e organizoi më 29 nëntor 2021, kur tha se përfundoi krejt “Rruga e Arbrit”, duke bërë show me një autokolonë makinash luksoze të drejtorëve, ministrave e patronazhistëve.

Por të nesërmen, banorët e Dibrës që donin të vinin në Tiranë e ata që do donin të shkonin në Dibër, panë se rruga kishte përfunduar vetëm 60% të gjatësisë dhe as si tunele, ura e sinjalistikë.

Koncertin e pestë e organizoi më 29 tetor 2022, kur shkoi inauguroi çerekun e tunelit të Murrizit, por para nisjes së këngës e valles, Babloku tha se kishin mbetur edhe 150 metrat e fundit.

Koncertin e gjashtë e organizoi më 3 maj 2023, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve të lokale, ku shkoi për të inauguruar përfundimin e segmentit Plani i Bardhë-Qafë Buall.

Edhe këtë herë, gjëmoi përsëri kënga e vallja, aq sa të krijohet përshtypja, sikur më shumë koncerte janë bërë nga Babloku te “Rruga  e Arbrit”, se sa nga Ansambli Popullor.

Sipas zvarritjes së punimeve dhe inaugurimit të çdo pjese të “Rrugës së Arbrit”, koncerti i shtatë do mbahet në Prill apo Maj 2025 para zgjedhjeve parlamentare, duke vazhduar edhe vjedhjet me shtesa fiktive, të cilat deri tani kanë shkuar 120 milionë Euro mbi vlerën e kontratës./Pamfleti

 

rruga e arbrit edi rama koncerti i 6-të

Lini një Përgjigje