Anti-Mafia 5 Maj 2023, 11:02

A do ta sekuestrojë SPAK edhe ortakun e Ben Qimes, trafikantin Trifon Murataj të “Bana- King”

Shkruar nga Pamfleti
A do ta sekuestrojë SPAK edhe ortakun e Ben Qimes, trafikantin Trifon
Ben Qimja dhe Trifon Murataj

DEA Amerikane ka kërkuar disa herë nga policia shqiptare e SPAK, arrestimin e pronarit të “Bana King”, mbasi në bashkëpunim me trafikantin Ben Qimja, sillte shpesh sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori, por nuk u prangos megjithëse lëviz nëpër Tiranë, madje në disa TV sponsorizon edhe emisione për luftën kundër trafiqeve...

Me urdhër të SPAK e vendim të Gjykatës së Posaçme, janë  konfiskuar pasuri të paluajtshme si objekte biznesi, toka, troje, apartamente e automjete luksoze, në pronësi të Arben Isufit, eksponentit të botës së krimit në Fier e Vlorë, njohur si “Ben Qimja”.

Përveçse prej 20 vitesh, Ben Qimja ka pasur lidhje biznesi me prokurorë, gjyqtarë e anëtarë të Gjykatës së Lartë që e mbronin, emri i tij është skeduar dhe në raportet DEA-s Amerikane, si bashkëpunëtor dhe ortak në trafikim kokaine, me pronarin e “Bana King” Trifon Murataj.

Në akt-konfiskimin e Ben Qimes, thuhet se pasuritë e tij në Fier e Vlorë, janë krijuar me burim nga të ardhurat prej veprimtarive kriminale që ka kryer, kryesisht nga trafiku i kokainës.

Por DEA Amerikane e më pas policia dhe SPAK i Shqipërisë, kanë zbuluar e vërtetuar se aktivitetin e trafikimit të kokainës, Ben Qimja i Fierit e ka kryer në bashkëpunim me biznesmenin Trifon Murataj, pronar i kompanisë “Bana- King”.

Vetëm në 3 raste, në kontejnerët, kamionët dhe magazinën e “Bana- King”, u kapën 2 ton kokainë brenda vitit 2022, ndërsa më 3 nëntor 2022 kur iu kapën 35 kg; me urdhër të DEA u bllokuan 30 kontejnerët e tjerë në Durrës, ku sipas agjentëve të BKH janë gjetur sasi të mëdha kokaine.

Por me ndihmën e shefave të policisë së shtetit dhe dekonspirimin e ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, pronari i “Bana- King” Trifon Murataj nuk u arrestua në kohë, megjithëse u lëshua një urdhër-arresti ndaj tij dhe pastaj u shpall formalisht në kërkim.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, por edhe logjikisht si arsyetim, gjersa iu konfiskuan pasuritë trafikantit Ben Qimja, duhet t’i konfiskohen edhe bashkëpunëtorit të tij, Trifon Murataj, sepse të dy bashkë kanë kryer trafikim kokaine.

SPAK e ka provuar këtë të vërtetë, prandaj e ka shpallur Trifon Murtajn në kërkim ndërkombëtar, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal “Bana King” të trafikimit të kokainës, nga Ekuadori në Shqipëri e prej këtej në Rajon dhe Europë.

Në procedimin penal kundër Trifon Muratajt, Policia e SPAK kanë futur  si provë dhe raportin e Zyrës së DEA-Amerikane në Greqi, që fakton se Trifon Murajtj e Ben Qimja, janë përfshirë qysh prej vitit 2014 në trafikim kokaine me kontejnerët e “Bana King”.

Pra, trafikantit Ben Qimja iu konfiskuan pasuritë. Po ortakut të Ben Qimes, trafikantit Trifon Murataj të “Bana King”, a do t’i konfiskohen pasuritë me burim të ardhurat nga kokaina?

Sepse megjithëse ai është në kërkim prej 7 muajsh, nuk po i bllokohet as aktiviteti i importit e tregut të bananeve, as llogaritë bankare, madje as reklamat “Bana King” në TV, me të cilat sponsorizon edhe emisione për fëmijë e kundër trafiqeve./Pamfleti

trifon murataj ben qimja bana king spak