Anti-Mafia 3 Mars 2024, 12:59

Endri Meksi e Olsi Rama, ri-nisin pazarin me tatimet për koncensionin e borxhit të bizneseve; në lojë edhe Amant Josifi

Shkruar nga Pamfleti

Endri Meksi e Olsi Rama, ri-nisin pazarin me tatimet për koncensionin e

Nuk ka asnjë dyshim, që Ceno Klosi i tatimeve, do t’i  deklarojë borxhet sa të dojë e nuk e pengon askush; mbasi koncesioni është biznes i vëllait të Kryeministrit dhe djalit të ish-kryeministrit, kompetentit të Sudes...

Pas 8 vitesh, Olsi Rama dhe ortaku i tij Endri Meksi, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, i janë ri-kthyer skemës së biznesit të tyre, për të marrë koncesionin e mbledhjes së borxheve tatimore që kanë bizneset, por tani e kanë shtuar oreksin, duke futur dhe borxhet që bizneset i kanë doganave.

Në informacionin që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se Endri Meksi, nëpërmjet firmës së tij “KONNECT Sh.p.k”, ka marrë autorizim nga ministri Ervin Mete, dhe ka nisur negociatat me drejtorin Ceno Klosi të Tatimeve e Genti Gazheli të Doganave, për të finalizuar këtë koncesion.

Endri Meksi e Olsi Rama, ri-nisin pazarin me tatimet për koncensionin e

Sipas plan-biznesit që ka paraqitur Endri Meksi e në hije pas tij Olsi Rama, me këtë koncesion që kërkojnë të marrin nga qeveria, ata parashikojnë të mbledhin borxhet tatimore e doganore që kanë bizneset për vitet 2018-2023.

Nëse firma e tyre “KONNECT Sh.p.k”, do mbledh 80-100% të borxheve, ata do marrin 65% të vlerës së mbledhur, ndërsa nëse do mbledhin nën 40% të borxheve, do marrin 20% të vlerës totale të borxhit që do menaxhojnë.

Me këtë kusht, nëpërmjet koncesionit 10-vjeçar, fitimi për Endri Meksin e Olsi Ramën, do jetë mesatarisht 15 milionë Euro në vit, nëse do mbledhin mbi 80% të borxheve që kanë bizneset.

Ndërsa, nëse do mbledhin nën 40% të borxheve, ata do marrin 20% të vlerës totale të borxheve që do menaxhojnë, sipas vlerave të borxheve, që do deklarojë Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi.

Koncesioni i menaxhimit të borxheve tatimore, nisi në muajin shkurt 2016, si skemë e Olsi Ramës e Amant Josifit të Call-Center, me emrin “M.POS Limited”, duke përdorur firmën e tyre “MCN Services”, por e refuzoi ish-ministri Shkëlqim Cani, i cili u shkarkua edhe për këtë refuzim.

Ndërsa tani, ata janë futur në lojë me firmën “KONNECT Sh.p.k”, ku Endri Meksi është ortak me italianin Antonio Mirizzi dhe meksikano-italianin Jean Paul Max Maconi, të cilët përfaqësohen nga Endri Meksi për  çdo veprim, duke mos ardhur asnjëherë në Shqipëri.

Endri Meksi e Olsi Rama, ri-nisin pazarin me tatimet për koncensionin e

Nuk është rastësi, që meksikano-italiani Jean Paul Max Maconi, Amant Josifi e Olsi Rama në hije, janë ortakë te “EUROPE SERVICE GROUP”, ndërsa bashkë me Endri Meksin e përsëri Olsi Ramën në hije, të katërt janë ortakë te kompania e Call-Center “EUROPE SERVICE GROUP”, më të cilën kanë mashtruar mijëra persona nga vendet e BE.

Por Endri Meksi e Jean Paul Max Maconi legalisht dhe Olsi Rama në hije, janë ortakë të firmës “KONNECT Sh.p.k” që është rifutur në lojë për të marrë koncesionin 10-vjeçar të mbledhjes së borxheve tatimore e doganore./Pamfleti

amant josifi endri meksi olsi rama borxhi i bizneseve tatimet koncensioni