Anti-Mafia11 Mars 2023, 10:20

‘Çerri’ i ri i Financave; 12 vite drejtor te Fullani e Sarapuli, modeli i amoralitetit në qeverinë e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
‘Çerri’ i ri i Financave; 12 vite drejtor te Fullani e
Endrit Yzeiraj, zv/ ministri i ri i Financave

 

Një ditë para emërimit ishte te stendat e “Nismës Thurje”, duke mbledhur firma kundër Edi Ramës e Erjon Veliajt, me etiketimin “bandë mafioze” që po zhvasin, varfërojnë e largojnë shqiptarët, ndërsa amnistinë fiskale e quajti skemë “lavatriçe” të Edi Ramës për pastrimin e miliardave të drogës

Emërimi i Endrit Yzeirajt Zv/ministër i Financave, konfirmon se Edi Rama zgjedh “çerra” që guxojnë të firmosin PPP, zhdukin fonde e pron, siç përdori zv/ministër Ardi Veliu për PPP-në e rrugës Thumanë- Kashar, e Besart Kadian për kullat e “Alabbar” në Durrës.

Edhe zv/ministri i ri i Financa-Ekonomisë, Endrit Yzeiraj ka pasur “përvojë” në firmosje të zeza në vitet 2011-2016, kur ka qenë në Bankën e Shtetit, emëruar drejtor studimesh, risku valutash, bonosh  e bilancesh nga ish- krye hajduti Ardian Fullani.

Për guximin në firmosje dokumentesh financiare e pronësore të paligjshme, Endrit Yzeirajn e mori pranë vetes oligarku Sandër Sarapuli, duke e emëruar menaxher fondesh në Fondacionin Shqiptaro- Amerikan me pagë mujore legale 2.5 milionë lekë.

Pasi u bind që firmoste çdo lloj dokumenti, Sandër Sarapuli e emëroi drejtor për Vlerësimin Financiar të Projekteve, ku ka firmosur aq shumë zullume me objekt krime financiare miliona Euro fonde shteti e pastrim parash, sa i di vetëm ai, Sandër Sarapuli, kryeministri Edi Rama, ministrat që kanë akorduar fondet dhe tatimet e doganat.

Nëse Edi Rama dhe miku i tij oligark Sandër Sarapuli i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, janë ideatorët dhe përfituesit e PPP-ve për ndërtim vilash, pallatesh, hotelesh e kullash në Butrint, në Pallatin e Brigadave e në Drilon; Endrit Yzeiraj është firmosësi i letrave të tyre.

Mirëpo Endrit Yzeiraj, duhet te Ministria Financave ku planifikohen, akordohen e manipulohen fondet e shtetit, sajohen PPP-të dhe janë pasuritë e sekuestruara; prandaj Edi Rama dhe Sandër Sarapuli e emëruan Zv/ministër, por sipas informacionit që ka ardhur në “Pamfleti”, ai do ketë fuqi mbi ministren Delina Ibrahimaj e madje me skenar për t’i zënë vendin.

Çudi janë këto fakte: Një ditë para emërimit ishte te stendat e “Nismës Thurje”, duke mbledhur firma kundër Edi Ramës e Erjon Veliajt, me etiketimin “Bandë mafioze” që po zhvasin, varfërojnë e largojnë shqiptarët.

Amnistinë fiskale e ka quajtur skemë “lavatriçe” të Edi Ramës për pastrimin e miliardave të drogës e offshoreve, por ka qenë edhe një nga drejtuesit e protestës kundër kullave “Fusha” te Teatri Kombëtar dhe firmosës kundër vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese dhe kanalizimit penal në SPAK për landfillet e PPP-të në Shëndetësi./Pamfleti

 

 

endrit yzeiraj qeveria "rama" imoraliteti