Anti-Mafia10 Mars 2023, 11:40

Si e firmosi kumarxhiu Blendi Klosi lejen e inceneratorit të Tiranës me mashtrime në favor të Klodian Zotos

Shkruar nga Pamfleti
Si e firmosi kumarxhiu Blendi Klosi lejen e inceneratorit të Tiranës
Blendi Klosi dhe Edi Rama

Dokument/ Ish-ministri Klosi, ka mashtruar sikur Klodian Zoto ka bërë konsultimet me publikun e sikur raporti i ndikimit në mjedis është hartuar sipas kërkesave të banorëve të zonës; sikur është bërë testi dhe gazrat helmues që dalin nga djegia e mbetjeve, janë 2 herë më pak se standardet e përcaktuara nga BE, kur impianti nuk është instaluar akoma...

Afera e landfilleve në Shqipëri nuk ka filluar nga financat, por nga kryeministri Edi Rama si miratues i investimit, urdhërues i përshpejtimit të procedurave e dhurues i bonusit 8% para tenderit; dhe nga Ministria e Mjedisit, pastaj me vendim qeverie janë angazhuar institucionet e tjera.

Kryeministri Edi Rama është në detyrë dhe po hedh “në gojë” të SPAK-ut “bedelët” e tij në këtë aferë; ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj po hetohet, ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është në burg bashkë me sekretarin Alqi Bllako.

Ndërsa ish-Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ose “Kumarxhiu” si e quan Babloku dhe krejt kupola e “Rilindjes”, nuk po thirret në SPAK,  megjithëse ka firmosur 14 urdhra, vendime e leje të inceneratorit (djegësit) të Tiranës dhe procedura të tjera në periudhën tetor 2017- gusht 2021, me mashtrime në favor të Klodian Zotos.

SPAK nuk e ka thirrur Blendi Klosin, sepse komshiu i tij në Lalz, ish-kryetari i SPAK, Arben Kraja, nuk e ka përfshirë në hetim, paçka se ka firmosur akte për 3 incineratorët Tiranë, Elbasani e Fier, duke krijuar terren për vazhdimin e vjedhjes së miliona Euro dhe zvarritjen e tyre.

Sot po ndalemi te Vendimi nr. 54, datë 27.11.2018 të Ministrisë së Mjedisit, firmosur nga ish-Ministri Blendi Klosi dhe ish-Drejtori i Mjedisit, Edison Konomi për inceneratorin e Tiranës.

Si e firmosi kumarxhiu Blendi Klosi lejen e inceneratorit të Tiranës

Me këtë vendim të emërtuar deklaratë mjedisore, ish-ministri Blendi Klosi mashtron sikur firma “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos, ka marrë për herë të parë lejen për ndërtimin e inceneratorit djegës të Tiranës, kur leja është dhënë në kontratën e muajit gusht 2017.

Ish-ministri Klosi, ka mashtruar sikur Klodian Zoto ka bërë konsultimet me publikun e sikur raporti i ndikimit në mjedis është hartuar sipas kërkesave të banorëve të zonës; sikur mbetjet nuk ndotin ujin e pijshëm; sikur është bërë testi dhe gazrat helmues që dalin nga djegia e mbetjeve, janë 2 herë më pak se standardet e përcaktuara nga BE, kur impianti nuk është instaluar akoma.

Si e firmosi kumarxhiu Blendi Klosi lejen e inceneratorit të Tiranës

Sipas dosjes së landfillit e inceneratorit të Tiranës, ish-ministri Blendi Klosi, i ka dhënë Klodian Zotos edhe 4 leje mjedisore me të dhëna false, 2 vite pasi landafilli kishte filluar aktivitetin.

Konkretisht, i ka dhënë Leje Mjedisi e Tipit “A”-III.1C; Leje Mjedisi e Tipit B”-III.1B; Leje Mjedisi III.2.B; Leje Mjedisi për shfrytëzimin e ujit të Basenit Erzen dhe leje për depozitimin e hirit kancerogjen të plehrave në zonë të banuar, kur ato duhen groposur 25 kilometër larg tyre. 

Sa për krahasim, Arenc Myrtezani, dhëndri i Ritvan Bodes, personi i autorizuar nga Klodian Zoto, që ka firmosur bashkë me Blendi Klosin në këtë vendim, është arrestuar për landfillin, ndërsa Klosi është deputet e lë miliona të zeza nëpër kazino.(Vijon…)./Pamfleti

 

blendi klosi leje mjedisore klodian zoto kumarxhiu