TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Maj 2023, 09:42

Skandali “McGonigal”, FBI nis hetimet për fluturimet e Charter-it të Kryeministrit në vendet jashtë BE-së

Shkruar nga Pamfleti
Skandali “McGonigal”, FBI nis hetimet për fluturimet e
Charteri i Kryeministrit

Persona jo qeveritarë dhe me skeda penale nga Shqipëria e vende të tjera, kanë udhëtuar me Charter nëpërmjet sallës “VIP” në Rinas, ose gjatë udhëtimeve tranzit me imunitet diplomatik kryeministror, por edhe Dorjan Duçka, Sinan Idrizi, drejtori turk i “Air Albania” Sinan Dilek, biznesmenë pra kryeministrit, dhëndri i Erdogan, vëllai i Vuçiç, Baton Haxhiu etj.

Agjencitë partnere ndërkombëtare të sigurisë e luftës kundër krimit të organizuar, që maskohet pas figurave të larta politike e shtetërore, kanë filluar të zbardhin punët e zeza që vazhdon e bën kupola e qeverisë shqiptare, duke filluar nga një detaj “i vogël” në dukje.

Burime tepër të sigurta, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se skuadra anti-mafie e FBI e instaluar me mision brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka nisur operacionin “UFO-TIRANA”, për të hetuar aktivitetin e fluturimeve të avionit personal “Charter” që përdor kryeministri Edi Rama.

Operacioni është koduar kështu, ngaqë FBI, DEA e shërbimi inteligjent i NATO, kanë indicie e kanë gjetur prova nga shërbimet e tyre, se avioni i përdorur nga Edi Rama, konsiderohet një “UFO” me aktivitet misterioz, gjatë udhëtimeve në linjat e vendeve jashtë BE.

Indicia e parë, për FBI dhe agjencitë e inteligjencës të 5 vendeve lider të BE që janë pjesë e një bordi konfidencial me FBI, është krijuar në tetor 2018, prej faktit që Edi Rama vendosi të përdor avion personal me logo shtetërore “Albania”, për të shmangur kontrollet rutinë atje ku shkon.

Dy pyetjet kryesore, që nxitën FBI-në dhe agjencitë partnere, ishin këto:

1. Për çfarë i nevojitet avioni personal, një kryeministri si Edi Rama, që është faktuar për përfshirje trafikantësh në qeveri e lidhje me të tjerë jashtë qeverisë, të favorizuar ekonomikisht?!

2. Përse Edi Rama, në 90% të fluturimeve të tij jashtë Shqipërisë gjatë periudhës nëntor 2018- shkurt 2023, avionin personal qeveritar Charter e ka përdorur për udhëtime jashtë vendeve të BE, si Turqi, Serbi, Maqedoni, Bosnje, Bjellorusi, Azerbajxhan, Gjeorgji, Dubai, Abu Dhabi, Egjypt e Japoni, por shpesh edhe në 3 vende anëtare të BE që janë nën influencën ruso-kineze.

Thuhet, se hetimi për udhëtimet e Charteri-t zyrtar të Edi Ramës, po bëhet për dyshime transporti vlerash monetare, sendesh me vlerë dhe për kalim personash në kërkim ndërkombëtar, duke përdorur shërbimin e sallës “VIP” në Rinas të kryeministrit.

Për këto, është shfrytëzuar e drejta ligjore, që avioni kryeministror është pjesë e shërbimit qeveritar dhe kalon bagazhet pa kontroll policor në Rinas, madje qysh prej datës 13 mars 2019 ka shtuar edhe transport ajror mallrash e ngarkesa hermetike në formë “Pako postale zyrtare”.

Një nga dyshimet tjera, është fakti se shumë persona jo qeveritarë e me skeda penale nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Turqia, Hungaria, Rumania e Serbia, e Emiratet, kanë udhëtuar shpesh me Charterin kryeministror.

Madje nëpërmjet sallës “VIP” në Rinas, ose gjatë udhëtimeve tranzit me imunitet diplomatik kryeministror të Shqipërisë; në shkelje të VKM nr. 420, datë 8.6.2016 dhe ligjit të sigurisë e kontrollit në aeroport, kanë kanë udhëtuar me çanta e pako misterioze në vende jashtë BE edhe Dorjan Duçka, Shefqet Dizdari, biznesmeni Sinan Idrizi, drejtori turk Sinan Dilek i “Air Albania”, Irfan Hysenbelliu, Sandër Frangaj, dhëndri i Erdogan, vëllai i Vuçiç, Baton Haxhiu etj.

Nuk dihet, nëse hetimi për udhëtimet e Edi Ramës e miqve të tij me Charter jashtë BE, ka nisur në zbatim të Urdhrit të Presidentit të SHBA, Joe Biden për goditjen e veprimtarisë mafioze të politikanëve në Shqipëri e Rajon, apo pas të dhënave të mbledhura për skandalin “McGonigal”.

Por mediat  amerikane, kanë thënë se Dorjan Duçka e Agron Nezaj kanë depozituar në FBI, në DASH e drejtësinë amerikane, prova edhe për punët e bëra me charterin e Bablokut, gjë që krijon bindje, se udhëtimet, kanë qenë pjesë e hetimit për skandalin “McGonigal”./Pamfleti

charter edi rama fbi hetimi

Lini një Përgjigje