
Dy kulla në qendër të Tiranës i janë dhënë 35-vjeçarit Orges Kushi, ndërsa motra e tij Silva Dauti, e proceduar nga SPAK; punonte drejtoreshë në strukturat që merren me zhvillimin e territorit. Lejet i miratoi kryeministri Edi Rama, ndërsa burimi i financimit të këtyre projekteve miliona euroshe mbetet i paqartë
Ndërsa motra e tij Silva Dauti (Kushi) punonte në Zhvillimin e Territorit, 35-vjeçarit Orges Kushi po i hapej rruga për dy leje ndërtimi për kulla gjigante në qendër të Tiranës. Lejet i miratoi kryeministri Edi Rama. E para, “Flower Tower”, u miratua në tetor 2024. E dyta, “Oberon Tower” me 24 kate dhe 86.76 metra lartësi, mori dritën jeshile në mars 2025.
Orges Kushi është 35 vjeç dhe zotëron kompaninë OBER sh.p.k. Në vitin 2023, motra e tij Silva Dauti (Kushi) mbante postin e Drejtores së Drejtorisë për Zhvillimet në Territor, pikërisht kur po hapej rruga administrative për këto dy projekte. Pak muaj pas largimit të Silvës nga ky post, kompania e vëllait të saj filloi të korrte lejet.
“Oberon Tower” do të ngrihet në kryqëzimin e rrugëve “Reshit Petrela” dhe “Ramazan Cali”, vetëm 1 km larg sheshit “Skënderbej”. Objekti do të ketë 24 kate banimi dhe shërbimi, pesë kate parkimi nëntokë dhe një fasadë betoni të ekspozuar. Për të realizuar këtë projekt, u bashkuan gjashtë parcela me numra pasurish 6/155, 6/156, 6/157, 6/158, 6/159 dhe 6/206. Sipërfaqja totale e ndërtimit arrin 11,148 metra katrorë mbi tokë.


Silva Dauti figuron si bashkëpronare në kompanitë ORMARS 2000 dhe ORBES - Konstruksion së bashku me Orges dhe Marigo Kushin. Më 25 nëntor 2024, SPAK e dërgoi për gjykim Silva Dautin së bashku me 15 ish-zyrtarë të tjerë. Ajo akuzohet se si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave favorizoi fituesin Gjon Radovani në tenderin e rikonstruksionit të katër komisariateve të policisë.
Pyetja më e madhe mbetet: kush fshihet pas Orges Kushit dhe me paratë e kujt do të ngrihen këto dy kulla? Ndërtuesi është vetëm 35 vjeç, por projektet që po merr janë miliona euroshe. Deri tani, asnjë institucion nuk ka treguar burimin e financimit. Ajo që dihet është se lejet i dha KKT-ja e Edi Ramës, se motra e tij punonte në Zhvillimin e Territorit dhe se e njëjta është nën akuzat e SPAK-ut për korrupsion në tendera. Ndërtimi i kullave në Tiranë vijon, por ende nuk dihet qartë se kush i financon ato./Pamfleti
E thjeshte fare, Hajnat e pushtetit i financojne,, pastrojne paret qe na kane grabitur ne.
Dikur u propagandua ne TV " Cambridge Scandal" per Facebook. Me pas beri nje rikthim tek " Rrugicat qe kerkonin Diellin" te jepte " Spark" me te fuqishem. Me pas beri perseri nhe rikthim ne Mesjete me " Epoken e Black Death". Por beri nje kapercim ne shtigjet e luftes se permbytjes. Duke permbledhur te gjitha financimet u realizua pyetja e madhe: - "Ke kerkon mor bir??!" - " Mandin"! - "Ke Mand, ate te zotit Dalip"?? Besa, eshte tabu ta kerkosh Mandin me soj e sorrollop, nuk mbeti kembe njeriu ne keto ane. U mbyten ne Pogradec...