TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Tetor 2025, 22:16

Miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit; kulla dhe beton te “Asllan Rusi"

Shkruar nga Pamfleti
Miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit; kulla dhe beton te
Rama-Trebicka & Projekti te "Asllan Rusi"

Në krye të jurisë që përzgjodhi projektin ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama, së bashku me disa emra të tjerë të administratës së lartë, përfshirë ministrin Blendi Gonxhe...

Nuk ndalet Ilir Trebicka, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive publike falë njohjes që ka me Edi Ramën. Pas shumë lejesh ndërtimi, ai do të marrë edhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Projekti për zhvillimin e tij i është dhënë një konsorciumi (Trema Tech sh.p.k + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.k + BCN Investements B.V + MVRDV ) të kryesuar nga kompania “Trema Tech”, në pronësi të Ilir Trebickës.

Projekti parashikon shembjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një kompleksi të ri sportiv dhe kullash për banim, duke i hapur rrugë një tjetër transformimi me karakter fitimprurës të një pasurie publike.

Miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit; kulla dhe beton te
Projekti te "Asllan Rusi"

Sipas njoftimeve zyrtare, projekti i shpallur fitues do të ndërtojë një arenë të re sportive me rreth 6 mijë vende, ambiente multifunksionale dhe hapësira për trajnim, por ndërkohë përfshin edhe 26,500 m² ndërtim për banim dhe tregti. Bashkia Tiranë, që është pronare e truallit, do të përfitojë një strukturë sportive të re, ndërsa partneri privat do të ketë në dorë ndërtimin dhe shitjen e njësive rezidenciale dhe tregtare.

Miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit; kulla dhe beton te
Projekti te "Asllan Rusi"

Në krye të jurisë që përzgjodhi projektin ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama, së bashku me disa emra të tjerë të administratës së lartë, përfshirë ministrin Blendi Gonxhe dhe përfaqësues të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH). Kjo e fundit, e autorizuar nga qeveria në muajin maj, ka vepruar si zhvillues i pronës dhe autoritet kontraktor në procedurën e përzgjedhjes.

Ilir Trebicka, i cili njihet si mik personal i Ramës, nuk është i panjohur në skemat e favorizimeve publike. Përmes kompanisë tjetër “Drimadhe I & I” sh.p.k., ai ka marrë më herët statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një fshati turistik në Dhërmi, një tjetër pronë publike e kthyer në projekt komercial.

Ish baskebollisti që u kthye në oligark, falë miqësisë me kryeministrin Edi Rama që nga koha kur të dy kanë qenë të angazhuar me basketbollin, ka përfituar miliona m2 prona publike ai dhe leje për ndërtim kullash, kompleks pallatesh, vilash dhe resorte nga Tirana në Dhërmi. /Pamfleti

 

1 Komente

  1. S
    Sokrat

    Dikush do ta zhvilloje ate prone, sipas atij projekti te bukur bashkekohor. Problem eshte qe te mos kete korrupsion dhe grabitje te prones publike!

    Lini një Përgjigje